MEI: PD kundër çdo gjëje që propozohet nga qeveria

Politikë

MINISTRIA-E-ENERGJISEPas deklaratave të Partisë Demokratike se vendosja e matësve inteligjentë është kosto për qytetarët, reagoi Ministria e Energjetikës dhe Industrisë, e cila shprehet se mjafton që qeveria të prezantojë një nismë dhe PD është kundër.

“Partia Demokratike është kundër çdo gjëje. Për opozitën nuk ka rëndësi nëse idetë e qeverisë sjellin modernizim, siguri, efikasitet, nëse ato janë risi që ndodhin në çdo vend tjetër të zhvilluar, të gjitha janë të parëndësishme për Partinë Demokratike” shkruhet në njoftimin për mediat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas MIE, për PD ka vetëm një gjë rëndësi, nëse një ide propozohet nga qeveria, duhet kundërshtuar me çdo kusht, me çdo mënyrë.

“Nihilistët e PD sot dolën kundër matësve inteligjentë të energjisë, edhe pse ky është një projekt pilot që tenton të ulë faturën e energjisë për qytetarët por që sigurisht nihilistët e PD thonë të kundërtën. Shpifin për çmimin, shpifin për efektet anësore, shpifin për çdo gjë”, thuhet në njoftim duke sqaruar se matësit inteligjentë janë një projekt pilot me kosto zero për shtetin shqiptar.

MIE shton se “ky projekt pilot sjell në Shqipëri gjigandin e teknologjisë gjermane, Deutsche Telekom. Një projekt, pilot, që nëse do të funksionojë, do shënojë modernizimin më të madh e më të efektshëm në fushën e energjisë dhe teknologjisë, që do e rendiste Shqipërinë krahas vendeve më të zhvilluara e me eficencë më të lartë energjetike”.

ME TE LEXUARAT