Balla: Nishani sulm të paprinciptë ndaj Kryeministrit

Aktualitet

ballaNënkryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla reagim për mosdekretimin e Visar Zhitit nga Presidenti Bujar Nishani. “Kur të gjithë prisnim që Presidenti i Republikës të ishte në krahun e Visar Zhitit, Nishani shpërdoroi edhe vetë gjuhën shqipe përveç kandidaturës së Visar Zhitit. U hodh papritur në një sulm të paprinciptë ndaj Kryeministrit, duke aluduar edhe për sigurimsa në këtë vendimmarrje. Sa turp!

Kaq shumë e teproi Nishani, sa e quajti kandidimin e Visar Zhitit provokim. Po pse dreqin u provokua ky President që futi gjuhën e rrugës në Presidencë? Asnjë President deri me sot, as vetë Saliu nuk ka folur siç po flet Nishani me një fjalor prej karrocieri me faqoren e rakisë në dorë. U provokua medemek se ne kandiduam Visarin që ai të mos e miratonte!”, thekson Balla.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po çfarë do fitonim ne nga ky provokim, vijoi ai, por që në fakt është vetëm një budallallëk tipik vetëm për mendjen e Bujarit?

“Ndoshta sipas Bujarit kemi dashur të vendosim në pozitë të vështire para opinionit Presidentin. Por a ka President në pozitë më të vështire se ky në sytë e opinionit? Andej duhet t'i bindet Saliut dhe duhet t'i bashkohet fushatës së tritolit duke hedhur në erë ambasadorët për të ndihmuar në klimën e konfliktit artificial. Këndej duhet të ndryshojë edhe look-un, që ta harrojnë se kush ka qenë në fakt ky ushtar i Saliut që mbronte me trup bustin e Enverit në demostratat pro-enveriste në Shkollën Bashkuar. Kujt i duhet më shumë se kaq për ta parë Bujarin ashtu siç është, nishani i Saliut mbi Visar Zhitin! Kjo është edhe më keq se ridënim! Kjo është pengmarrje e Visarit për llogari të Saliut nga ushtari i tij Bujar Nishani!”, nënvizoi Balla.

ME TE LEXUARAT