Koncesioni i parkimit me pagesë, ja sa do paguhet për cdo rrugë në Tiranë

Aktualitet

parkimet-trTë paktën 235 rrugë të Tiranës do të jenë me pagesë. Për çdo vend parkimi përgjatë tyre do të paguhet. Një listë e detajuar shoqëron projektvendimin që iu paraqit Këshillit Bashkiak për miratim të enjten e kaluar nga Bashkia e Tiranës, e emëruar si shtojca dy, ka të përcaktuara në detaje tarifat për çdo rrugë, nga Kinostudio në Kombinat, nga Sauku tek Stacioni i Trenit, nga Selita në Laprakë.

Plot 235 segmente të ndara në 23 zona, siç shihet në shtojcën 1 të projektvendimit, ku qytetarët parkojnë automjetet e tyre, në rrugë kryesore e blloqe banimi, Bashkia ka menduar t’i japë me koncesion, për 35 vjet.

Pagesat do të jenë 150 lekë në qendër për 2 orë parkim dhe nga 20 deri ne 50 lekë në periferi. Kështu, nëse do të duhet të parkoni në rrugën Myslym Shyri, një prej më të frekuentuarave në Tiranë për shkak se në të gjenden disa institucione e mjaft biznese, do të paguani 150 lekë për dy orë. E njëjtë është tarifa edhe për rrugën e Dibrës, për rrugën e Barrikadave, Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Bulevardin Bajram Curri e Zhan Dark në dy krahët e unazës, në rrugët e ish – bllokut, tek Komuna e Parisit apo Suljeman Delvina pranë Sheshit Uillson.

150 lekë për 2 orë do të paguhet vendi i parkimit edhe në rrugën Sami Frashëri dhe degëzimet e saj. Po kaq edhe për segmentet e unazës në Bulevardin Gjergj Fishta, rrugën Muhamet Gjollesha, në rrugën e Kavajës, Mine Peza dhe rrugën Çameria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

100 lekë për çdo vend parkimi do të jetë tarifa në bllokun pranë Gjykatës së Tiranës dhe ish – ekspozitës Shqipëria Sot.

150 lekë do të paguhet edhe për të parkuar në rrugën e Elbasanit drejt Saukut apo në Bulevardin Zogu i Parë tek Stacioni i Trenit.

100 mije lekë është tarifa në rrugën Bardhyl, segment i Unazës dhe në rrugën Kongresi i Manastirit. Po kaq edhe në secilin nga 104 vendparkimet e rrugës Hoxha Tahsin, nga Pazari i Ri.

Një gjobëvënie e konsideruan disa nga këshilltarët e majtë konçesionin që Basha po jep në fund të mandatit të tij si kryetar Bashkie.

Reagimi i fortë i qytetarëve që nisi sapo ata u njohën me projektin e kryebashkiakut Basha për të bërë me pagesë rrugët e blloqet e banimit në kryeqytet, e detyroi Bashkinë të nxirrte në konferencë për shtyp një ditë më parë nënkryetarin Enno Bozdo.

Në përpjekje për të qetësuar qytetaret ai tha se ne blloqet e banimit, rezidentet nuk do të paguanin. Por në asnjë nga dokuementat që i bashkangjitet projektit te kryetarit Basha që iu paraqit Këshillit Bashkiak për miratim, nuk thuhet se rezidentët nuk do të paguajnë, por përcaktohet në mënyrë të detajuar se sa duhet të paguajnë ata për një vend parkimi në secilën prej 235 rrugëve që prek konçesioni që Basha po jep 4 muaj para largimit nga zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.klan

ME TE LEXUARAT