Plagosi mjekun me thike, Gjykata e Strasburgut e shperblen me 15 mije euro shqiptarin

Aktualitet
Plagosi mjekun me thike, Gjykata e Strasburgut e shperblen me 15 mije euro

Gjykata e Strasburgut ka dënuar Shqipërinë me 15000 euro për rastin e një personi me problem mendore me motivacionin e trajtimit çnjerëzor ndaj tij në ambjentet e vuajtjes së dënimit.

Bëhet fjalë për Arben Strazimirin i cili plagosi me thikë brenda spitalit mjekun e njohur Ali Refatllari 11 vite më parë, e pavarësisht se është mbajtur në institucionet e vujajtes së dënimit për krimin e rëndë, ai tashmë do të përfitojë edhe këtë shumë parash nga shteti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2008 ku Strazimiri qëlloi me thikë mjekun për shkak të vëretjeve që kishte në trajtimin e një të afërmi të tij që ndërroi jetë.

Arsyetimi i Strasburgut qëndron tek fakti se Strazimiri nuk e ka vuajtur dënimin në një spital psikiatrik por në burg të zakonshëm ku kushtet sipas saj kanë qenë diskriminuese dhe ç’njerëzore.

Vetë i dënuari kishte kërkuar të mbahej një një spital psikiatrik por kërkesa e tij ishte refuzuar nga Gjykata, gjë e cila e ka detyruar ta dërgojë çështjen në Strasburg e cila njihet edhe si Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut

Ndërkohë, me marrjen në shqyrtim të çëshjtes, Strasburgu ka konstatuar se në Shqipëri nuk ka një qendër të tillë për personat që kanë probleme me shëndetin mendor, ndërsa kjo ka shërbyer për të bërë edhe një thirrje ndaj shtetit shqiptar për ta marrë në konsideratët, që të mendohet ndërtimi i një institucioni të tillë.

ME TE LEXUARAT