Ekonomia

Tregu i karburanteve, Autoriteti i Konkurencës kërkon ndryshimin e ligjit

karburantTregu i karburanteve në Shqipëri nuk funksionon në bazë të një konkurence të mjaftueshme.Ky ka qenë rezultati i hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurencës për këtë treg i cili ka shfaqur një sërë problemesh kohët e fundit.

Sipas raportit të publikuar konkurrenca në tregun e importit dhe tregëtimit me shumicë të karburanteve nuk është mjaftueshëm efektive për shkak të strukturave të tregut dhe rregullimit ligjor.

Hetimi i realizuar nga Autoriteti i Konkurrencës, në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburanteve evidentoi gjithashtu edhe faktin se ekzistojnë hallka të tepërta në strukturat e tregut që nuk justifikojnë vlerën e shtuar që nga importi, zonat e lira doganore, shitjet me shumicë, shitjet me pakicë, deri tek konsumatori fundor, duke shkaktuar rritjen artificiale të kostove dhe një elasticitet të çmimit mesatarisht të ulët.

Pikërisht për të pasur më shumë kontroll ndaj operatorëve që veprojnë në treg është kërkuar që të krijohet baza ligjore dhe infrastruktura administrative për një njësi të transparencës së çmimit të hidrokarbureve, në të cilën ndërmarrjet që operojnë në tregun e prodhimit, importit dhe tregtimit me shumicë të karburateve duhet të njoftojnë në kohë reale brenda 5-15 minuta këtë njësi dhe Autoritetin e Konkurrencës për çdo ndryshim të çmimit të shitjes me shumicë.

Ky institucion vlerëson se shkalla e lartë e përqëndrimit të tregut dhe tendecat për rritjen e këtij përqëndrimi kryesisht në tregun e importit, kërkon përmirësime strukturore të tregut, për të ndihmuar në kontrollin e praktikave abuzive të cilat dëmtojnë konsumatorin fundor.

Duke marrë shkas nga këto përfundime Autoriteti i Konkurencës i kërkon qeverisë dhe Ministrisë së Energjisë që të rishikojë Ligjin nr. 8450,”Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, duke i krijuar mundësi ndërmarrjeve që operojnë në tregun e shitjes me shumicë të eurodieselit dhe benzinës: a) të realizojnë edhe shitjen me pakicë, duke eleminuar në këtë mënyrë hallkat e tepërta në zinxhirin e tregtimit, për të mundësuar uljen e kostove të pajustifikuara ekonomike në krahasim me vlerën e shtuar të produktit.

Gjithashtu Autoriteti rekomandon që kompanitë të të ruajnë identitetin e produktit dhe të konkurrojnë nëpërmjet logos respektive tek shitësit me pakicë, për të mundësuar nxitjen e konkurrencës efektive në këtë treg.

Ndër të tjera rekomandohet edhe ndërtimi i instrumentave për të kontrolluar hyrjet dhe daljet e shpeshta brenda vitit financiar të ndërmarrjeve që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të karburanteve, të cilët gjenerojnë konkurrencë të pandershme.

Ndërmarrjet që operojnë në tregun e hidrokarbureve të paraqesin pranë Autoritetit të Konkurrencës për vlerësim, marrëveshjet që ato lidhin për realizimin e importeve të përbashkëta apo përdorimin e logjistikës, për të përfituar përjashtimin individual të tyre në bazë të nenit 5 të Ligjit.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close