Tiranë, rrugorja nxjerr në rrugë pajisjen që skanon targat me gjoba të pashlyera

Aktualitet

rrugorjaaaDrejtuesit e automjeteve që janë debitorë me gjoba të pa paguara, do ta kenë të pamundur për t’i shpëtuar efektivëve të policisë rrugore.

Në Tiranë është vendosur në shërbim pajisja re të quajtur “Skaut”, e cila identifikon gjobat e prapambetura pa qenë e nevojshme që efektivat e policisë të ndalojnë mjetin dhe tia raportojnë sallës operative.

Sipas shefit të Menaxhimit Interurban në Qarkullimin Rajonal të Tiranës, Altin Mena, vetëm në dy ditë që është aktivizuar pajisja “Skaut”, janë pezulluar rreth 100 leje drejtimi.

Pajisja në fjalë është e vendosur në disa makina të policisë rrugore të cilat lëvizin nëpër qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë lëvizjes nëpër Tiranë, pajisja në fjalë skanon në mënyrë dixhitale targat e mjeteve dhe në ato raste kur makina ka gjoba të pa shlyera evidenton rastin dhe njofton shërbimet e policisë.

ME TE LEXUARAT