Meta: PS-LSI, me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 2015

Aktualitet

metaKryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh edhe kryetar i LSI, konfirmoi se aleanca me Partinë Socialiste do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Meta ka deklaruar sot se “nuk besoj se do të ketë zona të ndara mes PS dhe LSI. Ai theksoi se do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve sa më të mirë, pavarësisht siglave të partive që ata përfaqësojnë.

“Sipas vlerësimit tim janë zgjedhje locale dhe është detyra jonë që të ndërtojmë një process që zgjedh administratorët më të mirë e më përfaqësues të komuniteteve që ata do të drejtojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Meta theksoi se në lidhje me kandidatët, beson se nga java e ardhshme do të nisë procesi i diskutimit për kandidatët.

“Besoj se nga java e ardhshme do të kemi mundësinë ta fillojmë këtë process që do të jetë parimor dhe konstruktiv e do të synojë cilësinë e kandidatëve e jo thjesht kënaqjen e interesave politike”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT