Dëshironi t’i pëlqeni? Femrat joshen nga meshkujt që adhurojnë qentë

Soft

femerPamja dhe financat nuk janë të vetmet gjëra që i joshin femrat, përparësi kanë meshkujt që kanë kanakar shtëpiakë.

Çdo e pesta femër thotë që bandilli më joshës u është ai që ka në shtëpi qen, ka konstatuar një studim i kompanisë britanike notonthehinghstreet.com, i realizuar me 2.000 njerëz, shkruan Daily Mail, transmeton Telegrafi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra ndër 20 femra e do mashkullin në rroba të dizajnuara, ndërkaq 6 për qind e tyre kërkojnë bandillin me veturë të shtrenjtë. Për dallim nga femrat, meshkujve u pëlqejnë partneret krahas të cilave mund të ndihen rehat, ndërkaq çdo i katërti nuk mund t’u përballojë komplimenteve.

Meshkujt akoma kanë më shumë besim në metodat e vjetra të flirtit. Dëshirojnë që me partneren e tyre potenciale të krijojnë kontakt me sy dhe të shikojnë se a u pëlqejnë.

Është shumë bukur të shihen që teknikat e tilla në kohët e teknologjisë moderne të mos shuhen – theksojnë studiuesit e kompanisë.

Top teknikat e flirtit:

1. Vënia e kontaktit me sy

2. Dhënia e komplimenteve

3. Ngacmimet

4. Shikimi me sy dikë dhe pastaj turpshëm ulja e shikimit

5. Kërkimi i ndihmës nga partneri potencial

6. Lavdërimi i pamjes dhe i rrobave...

7. Pagesa e pijeve partnerit potencial

8. Fillimi i bisedës spontane

9. Dërgimi i porosive me SMS

10. Prekja subtile

ME TE LEXUARAT