Fotoreporterët e parë që fiksuan rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës

Soft

bustiMë 20 shkurt 1991, të gjitha kanalet televizive të botës transmetuan si lajm të parë një vullkan urrejtje, që u zbraz mbi një statujë shtatë metra të lartë, të ish udhëheqësit kominist  Enver Hoxha. Ndonëse busti i tij, nuk ishte veçse një tog bronxi, i vendosur në sheshin më të madh të Tiranës, përmbysja e tij, ishte simboli i rrëzimit të një sistemi që i kishte ardhur koha të ikte.

Lulëzim Lika, në atë kohë fotoreporter i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ishte një nga të paktët që arriti të fiksonte këtë moment historik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fotoja e rrëzimit të bustit u transmetua nga ATSH-ja, me diçiturën “Pamje nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës”, paçka se për ironi të fatit në Agjencinë e vetme të lajmeve, punonte në një post drejtues, nusja e djalit të Enver Hoxhës.

Por do të ishte kjo foto, që do t’i ndryshonte karrierën fotoreporterit Lika, sepse të nesërmen drejtues të Reuters i kërkuan atij të punonte për agjencinë prestigjioze te lajmeve.

Armando Babani, fotoreporter, kujton se në ato ditë, e mbante aparatin gjithnjë me vete. Studentët në qytezën e tyre, ishin në kulm të protestave kundër regjimit komunist.

Për fat Babani u ndodh në sheshin “Skënderbej” në momentin e duhur. Në tarracat dhe ballkonet e ndërtesave përbri bustit, kishin hipur qindra njerëz . Ishin disa syresh, që e ngjitën Babanin në një nga ballkonet e katit të dytë, ku ai  do të arrinte të fiksonte momentet historike.

“Hipeni lart se është fotograf”, kujton  Babani.

“Mund të kem bërë 9-10 shkrepje dhe ishte e gjitha kjo, gati 1 sekondë e gjysëm, se më pas bustin e mbuluan njerëzit. Unë nuk e dija çdo të ndodhte më vonë, por sot them se, këto kanë qenë fotografitë e jetës sime”, thotë Babani, një nga fotoreporterët më të njohur në Shqipëri.

Fotografitë e Babanit u botuan në gazetën “Republika” dhe “Rilindja Demokratike”, ndërsa fotot e Likës nga ATSH-ja.Fotot e tyre  por edhe një fotoreporteri italian, ndodhen sot në të gjitha arkivat e medias në botë.

Fatmir Çepani, operator në Televizionin Shqiptar, ishte i vetmi që hodhi në celuloid këto momente historike.

“Me kameran në sup, ku mbaja edhe peshën e dhjetëra njerëzve që vrojtonin mbi trupin tim, arrita të xhiroja atë që po ndodhte në shesh” ka kujtuar ai.

17 minuta xhirim të Fatmir Çepanit, shprehin përjetimet e këtyre momenteve historike, ku mbretëronte kaotizmi, turmë e revoltuar, plumba , gurë  dhe  forca të blinduara të policisë.(atsh)

ME TE LEXUARAT