Mediat e huaja vlerësojnë lojën e Xhakës, kritika për Gashin

Sport

xhakaaaShkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka kanë dalë me një barazim nga fusha në përballjen e parë me Porto e vlefshme për fazën e 1/8 të UEFA Champions League. Ky rezultat i mban ende me shpresë lojtarët shqiptarë. Futbollistët e Kombëtares që luajnë me Basel kanë patur vlerësime të ndryshme nga mediat zviceriane dhe ato të huaja.

Taulant Xhaka është konsideruar nga gazeta “Blick” si tepër aktiv dhe i besueshëm. Paraqitje e dobët për Shkëlzen Gashi, i cili është cilësuar jo në nivelin e duhur me pasime që nuk mbërrinin te shokët e skuadrës. Edhe për Eurospot, Taulant Xhaka është mes më të mirëve te Basel duke marrë notën 7, ndërsa Shkëlzen Gashi vlerësohet vetëm me 5. Basel kaloi me sukses fazën në grupeve duke lënë jashtë Liverpool. Ekipi zvicerian u rendit në vendin e dytë në grupin ku ndodhej edhe Real Madrid falë edhe ndihmës së futbollistëve shqiptarë.

ME TE LEXUARAT