SHKB aksion në Tiranë, oficeri i policisë kapet me 3.6 kg kokainë

Aktualitet

policia-tiraneNjë oficer i lartë i policisë shqiptare është arrestuar ditën e sotme me akuzën e trafikimit të drogës. Pas njoftimit te pare se lenda narkotike e kapur ishte 2 kilograme, policia ka saktesuar se behet fjale per 3.6 kilograme lende e dyshuar si kokaine.

Në prangat e policisë ka rënë Hamez Demushaj me detyrë efektiv i Njësisë Lëvizëse në Komisariatin nr.3 në Tiranë, ndërsa arrestimi i tij është kryer nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

Demushaj, me grade nenkomisar, ishte nën monitorimin e SHKB-së, pas dyshimeve të përfshirjes së tij në një rrjet të trafikut të lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas hetimeve të kryera dhe mbledhjes së provave ndaj tij, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka ndërhyrë këtë të premte duke e vënë në pranga Demushajn. Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua edhe 3.6 kg kokainë.

Dyshohet se lënda narkotike ishte e destinuar për furnizimin e tregut vendas, ndërkohë që vijojnë hetimet për prejardhjen e lëndës narkotke si dhe zbulimin e rrjetit të trafikut dhe personave të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT