Kultivimi i drogës, Prokuroria dërgon në gjyq 30 banorë të Lazaratit

Aktualitet

lazaratdita5Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dërgon për gjykim 30 shtetas, të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Lazaratit, të parashikuara nga nenet 283/1/2, 284/1, 278/2/3, 280, 236, 197 e 236 të Kodit Penal. Ky është grupi i tretë i personave, për të cilët Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe në total numri i të pandehurve të dërguar për gjykim ka arritur në 86 shtetas.

Në hetimin e dosjes së Lazaratit janë përfshirë një grup i gjerë prokurorësh, nga të cilët 5 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, dy prokurorë të atashuar pranë saj nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe Fier, si edhe nën koordinimin e 3 prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, në total, vetëm për hetimet e Prokurorisë së Gjirokastrës mbi personat e përfshirë në veprat penale që lidhen me narkotikët në zonën e Lazaratit janë angazhuar 10 prokurorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasit, për të cilët ka dërguar për gjykim në fund të kësaj Prokuroria e Gjirokastrës, janë hetuar me masë sigurimi: 13 persona me “arrest në burg”; 7 persona me “arrest në burg”, në mungesë; 8 persona “në gjendje të lirë”; dhe 2 persona me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Ndërkohë, për të gjithë të pandehurit, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër po zhvillohen hetime edhe për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Shtetasit, për të cilët Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi për gjykim këtë fundjavë janë si më poshtë:

1.    Krenar Skënduli

2.    Habib Tulaj

3.    Dhurim Çelo

4.    Sili Kasma

5.    Edmond Bocia

6.    Përparime Buzheri

7.    Abas Rabia

8.    Alfons Buzheri

9.    Inajete Gaba

10.    Qerim Rabaj

11.    Çelo Buci

12.    Violeta Gjolleshi

13.    Erion Gjini

14.    Fatos Çela

15.    Daut Çelo

16.    Hasan Gjolleshi

17.    Adriatik  Gaba

18.    Maliq Bejko

19.    Xhezo Mahmutaj

20.    Lace Koli

21.    Alfred Aliko

22.    Merqez Pollo

23.    Afrat Mahmutaj

24.    Ajet Kasma

25.    Arsen Bana

26.    Ardian Serezi

27.    Syrja Sinani

28.    Izmir Hebovija

29.    Leonidha Gjini

30.    Avdul Bocia

ME TE LEXUARAT