Ancelotti: Modriq do të jetë i gatshëm për “El Clasico”

Sport

ancelotiii Menaxheri i Realit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se mesfushori kroat, Luka Modriq, do të jetë i gatshëm për përballjen e madhe ndaj Barcelonas muajin e ardhshëm.

Italiani ka treguar se Modriq do të jetë gati për Barcelonën, në mos më herët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ai po shërohet dhe po ndihet mirë. Ka punuar me ne qysh nga e enjtja. Akoma nuk ka pasur një seancë të plotë stërvitore me skuadrën, por do ta ketë javën tjetër”, deklaroi Ancelotti, transmeton Koha.net.

“Besoj se do të jetë gati për ndeshjen ndaj Barcelonës dhe shpresoj ta kemi në dispozicion edhe para asaj ndeshje”, përfundoi menaxheri italian.

Reali udhëton në Camp Nou më 22 mars, ditën e diel.

ME TE LEXUARAT