Kosova e gatshme të presë kthimin e migrantëve

Kosovë&Rajon

dwSefedin Kuçi, nga departamenti për shtetësi, azil dhe migrim në MPB të Kosovës, thotë në një intervistë për DW, se Kosova ka nënshkruar me shtete të ndryshme 22 marrëveshje për ripranimin e migrantëve kosovarë.DW: Zoti Kuçi, sa janë të gatshme institucionet e Kosovës të presin fluksin e personave që tashmë është paralajmëruar se do të kthehen në Kosovë, flas nga vala e fundit e migrimit?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kuçi: Institucionet e Kosovës sa i përket kësaj çështjeje, i kanë të zhvilluara politikat e veta, siç është ligji për ripranim dhe marrëveshja bilaterale për ripranim.

Gjithashtu Kosova ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar, dokument strategjik i cili përshkruan politikat dhe masat që duhen ndërmarrë për sigurimin e riintegrimit të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar, duke u përqendruar në mënyrë specifike në fushat kryesore të regjistrimit civil, shëndetësisë, arsimit, punësimit, mirëqenies sociale dhe banimit si dhe kjo strategji ofron kornizën institucionale për menaxhimin e riintegrimit të personave të riatdhesuar. Në këtë kuadër, ekziston dhe rregullorja për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe menaxhimin e programit të riintegrimit me qëllim që të ndihmojë dhe të mbështesë riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë.

Në këtë kontekst (MPB) është e përgatitur që ky proces të menaxhohet në mënyrë shumë efikase, duke respektuar në tërsi ligjet si dhe marrveshjet bilaterale për rippranim.

DW: Zoti Kuçi, a përfshihet fluksi i fundit i migrimit në programin për riatdhesim, që do të thotë a do të zbatohen kriteret e njëjta për personat që migruan kohët e fundit, sikurse edhe për riatdhesimin e personave, që kanë migruar shumë më herët, ndoshta vite më parë?

Kuçi: Personat të cilët kanë migruar kohëve të fundit, pas kthimit të gjithë janë duke u vendosur në shtëpite / familjet e tyre.

Me që koha e qëndrimit të tyre jashtë Kosovës është shumë e shkurter (disa javë apo muaj) dhe nuk janë shkëputur nga lidhjet familjare, kultura, tradita e gjuha, pas kthimit nuk kanë nevojë për masa të veçanta të riintegrimit, me të cilat masa mbeshteten nga Programi i Riintegrimit të riatdhesuarit të cilët kanë jëtuar jashtë Kosovës për një kohë me të gjatë.

Nga Programi Riintegrimit, secili i riatdhesuar, mund të mbeshtetet me transport deri në komunën e destinacionit si dhe, me që të riatdhesuarit të gjithë pas kthimit janë të papunë, me ndihmen e MPMS dhe UNDP-se ndërmjetësohen në punësim apo ju ofrohet aftësim professional – përgatitje për tregun e punës ( ata që kanë nevojë për një shërbim të tillë) pas regjistrimit të tyre në Zyrën e punësimit në komunën e tij/saj si punëkërkues.

DW: A ka Ministria e Rendit shifra se sa persona kanë migruar vetëm gjatë tre muajve të fundit?

Kuçi: Sipas të dhënave të autoriteteve hungareze, të dhëna këto që ne i kemi kërkuar, thuhet se numri i azilkërkuesve kosovare në Hungari gjatë vitit 2014 ka qenë 21.453 persona. Gjatë janarit të vitit 2015 kanë qenë 10.188 azilkërkues. Këto janë të dhënat zyrtare të dërguara nga autoritet hungareze për personat që kanë kërkuar azil në Hungari. Ndërsa, kalime ilegale të kufirit të Hungarisë gjatë muajit Janar, ka pasur mbi 10 mijë persona. Këto të dhëna gjithmonë flas janë nga autoritetet hungareze. Ndërsa, nga autoritetet gjermane, thuhet se numri i azilkërkuesve nga Kosova vazhdon të jetë i lartë. Gjatë muajit Janar, bazuar në statistikat nga enti shtetërorë për refugjatë, kosovarët renditen në vendin e dytë për nga numri i azilkërkuesve, me gjithsej 3630 kërkesa gjatë muajit janar të vitit 2015. Ndërsa, sa i përket të dhënave dhe llogaritjeve nga enti evropian i statistikave EUROSTAT, në muajin Janar, gjithmonë sipas EUROSTAT, në Gjermani dhe Hungari azil kanë kërkuar 13.700 persona, nga Kosova.

DW: Zoti Kuçi, si funksionon bashkëpunimi i organeve kosovare të rendit me organet e rendit të Serbisë për ta ndalur migrimin e kosovarëve, meqenëse ikja më e madhe po ndodh pikërisht nëpër teritorin e Serbisë, drejt vendeve të BE-së?

Kuçi: Sa i përket kësaj çështjeje, Policia e Kosovës nuk ka kurrfarë bashkëpunimi me organet policore të Serbisë. Jo që ne nuk e dëshirojmë, por nuk ka interes nga pala tjetër edhe përkundër kërkesës që i bëjmë përmes misionit EULEX.

DW: Ç'bashkëpunim keni me vendet e BE-se me të cilat Kosova ka të nënshkruara marrevëshje për ripranim?

Kuçi: Kosova marrëveshjet e ripranimit i ka të nënshkruara që nga viti 2010. Ky bashkëpunim deri tash ka qenë në nivel të mirë. Deri tash Kosova i ka 22 marrëveshje bilaterale të ripranimit të nënshkruara, ku nga to 20 marrëveshje janë të nënshkruara me shtetet anëtare të BE-së dhe zonës shengen dhe deri më tash bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë. Në këtë kontekst mbahen takime te rregullta dhe Ad-hock me (atashetë) e migrimit të Ambasadave të shteteve të BE-së në Prishtinë që kanë të bëjnë me çështje të caktuara te migrimit.

DW: Më intereson të di në mënyrë specifike, në ç'nivel është bashkëpunimi me organet gjermane të migracionit, për faktin që numri më i madh i personave që po largohen nga Kosova, destionacion e kanë Gjermaninë?

Kuçi: Edhe me autoritetet gjermane, bashkëpunimi është i shkelqyeshëm. Ne sic e thash vazhdimisht kemi takime me përfaqësuesit e ambasadës gjermane në Kosovë dhe cdo problem për çështjet e migrimit që kemi apo që mund të kemi e zgjedhim bashkarisht.

ME TE LEXUARAT