Laprakë, përplaset furgoni me një trajler, dy të plagosur

Aktualitet

policia-tiraneNjë aksident automobilistik me dy të plagosur është shënuar mëngjesin e së dielës në zonën e Laprakës, në Tiranë, pas përplasjes së një furgoni me një trajler.

Nga sa është bërë e ditur, në aksidentin e ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të furgonit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe një pasagjer i këtij mjeti.

Policia ka mundur të shkojë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje, e cila për fat të mirë nuk ka rezultuar fatale.

ME TE LEXUARAT