Përgjimet, Kodheli: Janë harxhuar 1.6 mln dollarë për të blerë 2 softe

Aktualitet

kodheli vizionMinistrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka hedhur akuza mbi qeverinë e djathtë se ka blerë 2 softe për ti përdorur për përgjime. Deklarate e Kodheli u bë në Tonight Ilva Tare mbrëmjen e 23 shkurtit.

Ilva Tare: Keni cuar padi për përgjimin?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mimi Kodheli: Kam një vit që e kam çuar shpresoj mos mbyllet. Aty ka shumë gjëra për të hulumtuar. Janë harxhuar 1.6 mln dollarë për të blerë dy softe, një aktiv dhe një pasiv në mënyrë antikushtetuese. Softet janë blerë pa pasur një kërkesë nga komisionet përkatëse të cilat vendosin, procedurat kanë qenë jo në zbatimin e ligjit dhe ajo cka është më e trishtë është që janë ndërruar për cka disponojmë dhe prokururia disponon janë ndërruar hardisqet e përgjimit dhe këto janë bërë në mënyrë private.

Ilva Tare: Janë ndërruar kur morët pushtetin?

Mimi Kodheli: Jo janë ndërruar shumë kohë më parë. Se cfarë është bërë me ato hardisqe dhe pse është dashur një soft kativ që do të thotë që ndërhyn në telefoninë kjo është një gjë që përgjegjësit duhet të përgjigjen.

Ilva Tare: Cfarë ndodh me këto softe?

Mimi Kodheli: I ka prokuroria, gjithcka që ne kemi gjetur

Ilva Tare: Pra po lini të nënkuptoni që dicka është fshirë, është zhdukur?

Mimi Kodheli: Po po, nuk po lë të kuptohet por po e them

Ilva Tare: Kush i ka bërë këto?

Mimi Kodheli: Kjo është një cështje në hetim

Ilva Tare: Po ka një vit, nuk jeni përditësuar me ato cfarë po bën Porkuroria?

Mimi Kodheli: Duhet të pyesni Prokurorinë

Ilva Tare: Cfarë keni diskutuar me Prokurorinë?

Mimi Kodheli: Bashkëpunimin që duhet të kenë dy institucione.

Ilva Tare:  I keni bërë një ankesë për pushimin e hetimeve të dojseve që keni dorëzuar?

Mimi Kodheli:  Asnjëhërë

Ilva Tare: Ju ka kërkuar informacion shtesë?

Mimi Kodheli: Po, është normale të më kërkojë. Kam pasur disa korrespondenca me prokurorin, në një rast kam kërkuar që dy persona për të njëjtin abuzim ishin trajtuar nga dy prokurorë të ndryshëm në dy mënyra të ndryshme. Korrespondenca me prokurorinë ka qenë që të mbahet i njëjti standard.

Ilva Tare: Pajisjet e përgjimit kanë qenë antikushttuese, sot ka ushtria paisje të tilla?

Mimi Kodheli: Jo, nuk duhet të ketë

Ilva Tare:  As shërbimi Informative i Ushtirsë

Mimi Kodheli: Jo nuk duhet ta ketë, se Shërbimi Informativ i Ushtrisë merr informacine nga institucione të tjera. Mua më shqetëson antikushtetueshmëria

Mimi Kodheli: Flitet që janë përgjuar edhe ambasadorë të vendeve aleate të NATO-s. Jo domosdoshmërisht kjo aparatura e përgjimit  ka qëndruar në derën e PS.

Ilva Tare:  Ka përgjuar edhe eksponentë të PS?

Mimi Kodheli: Persupozohet që po

AKUZAT E OPOZITES PER TRAFIK DROGE

Ilva Tare: Keni një përgjigje për akuzat e opozitës për përfshirje në trafik dorge?

Mimi Kodheli: Unë desha ta filloja me një pyetje për ju. Kur ju flisni për struktura ca keni parasysh?

Ilva Tare: Unë përsonalisht nuk e kam këtë përgjigje, por kam parasysh, i referohem akuzave që ka ngritur opozita. Infrastruktura e ushtrisë, qëndron kjo akuzë?

Mimi Kodheli: Po si mendoni ju që një pilot që duke dalë jashtë pa leje duke përdorur një strukturë tjetër në një vend tjetër ku është infrastruktura e ushtrisë këtu? Atëherë, nëse ju shkoni në internet, po të shikoni qindra raste të përfshirjes së individëve  nën uniform të vendeve të NATO-s në aktivitete të paligjshme duke filluar që nga ushtria amerikane deri te ajo me e vogël në numër. Ushtarakët janë pjesë e shoqërisë ku në shoqërinë tonë ka keq breës. Problemi është që ka struktura sesi funksionojnë për ti evituar sa më shumë që të jetë e mundur. Në disa rastë trafikimi i paligjshëm është bërë më avionë ushtrakë nga ushtarakë që fluturninin nga Gjermani nga ushtarë të SHBA. Po kanë ndodhur edhe vrasje.

Ilva Tare: Tani duket sikur justifikoni këtë që ka ndodhur?

Mimi Kodheli: Duhet të ndajmë dy gjëra, është një gjë kur akuzohet qeveria që merret me trafik të lëndëve narkotike dhe qeveria përdor strukturat e FA dhe një gjë kur një ushtar është marrë më këtë kaktivit  ka dalë pa leje në një vend tjetër. Janë dy gjëra të ndrysheme.

ME TE LEXUARAT