Sytë zbulojnë se sa të mençur jeni!

Soft

syyyHerën tjetër shikoni mirë sytë e personit të cilin sapo e keni njoftuar - ata nuk janë vetëm pasqyra e shpirtit, por mund t’ju zbulojnë diçka edhe për shëndetin dhe mendjen...

Studimi i ri zbulon se pamja e të bardhës së syrit mund të zbulojë shumë gjëra në lidhje me shëndetin e kokës së dikujt, në çdo kuptim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkencëtarët kanë konstatuar se njerëzit me kapilarë të zgjeruar në sy arrijnë rezultate më të dobëta në testet e inteligjencës në moshën e mesme. Faktorët e tjerë, si pirja e duhanit, diabeti apo stresi i shkaktuar nga statusi i dobët socioekonomik, mund të ndikojnë gjithashtu në rezultatet e testeve të inteligjencës, shpjegon dr. Idan Shalev, udhëheqësi i hulumtimit.

Edhe studimet e mëparshme e kanë lidhur madhësinë e kapilarëve të syve me disa sëmundje si dementia dhe sëmundjet kardiovaskulare, por këto studime janë kryer kryesisht tek të moshuarit. Ky studim arriti në konstatimin se shëndeti i syve tuaj lidhet me shëndetin e trurit, ndërsa rezultatet janë të zbatueshme edhe tek fëmijët.

Studimet e tilla janë veçanërisht interesante, pohojnë shkencëtarët, sepse ato zbulojnë se me një ekzaminim të thjeshtë të syve mund të monitorohet edhe shëndeti i trurit.

ME TE LEXUARAT