Arrestohet arkëtari, vodhi paratë nga zyrat e Bashkisë

Kliko per me shume info

policia2013KUCOVE – Policia e Beratit ka bërë me dije arrestimin e arkëtarit të Bashkisë së Kuçovës, i cili akuzohet se ka përvetësuar shumën prej 2.7 milionë lekësh.
Paratë e vjedhura mësohet se kanë qenë pagesat për cerdhen e kopshtit të zonës. Policia e Qarkut të Beratit, bëjnë me dije se është bërë arrestuar Arben Pjetri, 45 vjeç, banues në qytetin e Kuçovës.
Pjetri, punonjës arkëtar pranë Zyrës së Shërbimeve në qytetin e Kuçovës prej disa vitesh mësohet se është arrestuar nga ana e Strukturave të Sektorit të Krimit Ekonomik, pasi rezulton të ketë përvetësuar një shumë 2.7 milionë lekësh.
Referuar policisë, mësohet se këtë shumë qytetarët e Kuçovës mësohet se e kishin derdhur pranë Zyrës së Shërbimeve pranë Bashkisë ku Pjetri punonte si arkëtar, për pagesën e kopshtëve dhe çerdheve të fëmijëve të tyre për muajin janar.

Bëhet me dije se 45-vjeçari mësohet se e kishte përvetësuar shumën dhe nuk e kishte derdhur pranë arkës së bashkisë, gjë e cila ka bërë që çështja t’i shkojë për hetim krimit ekonomik. Sektori i Krimit Ekonomik mësohet t’i ketë kërkuar policisë arrestimin e arkëtarit, i cili mësohet se do të përballet me akuzën “vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Kliko per me shume info
loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here