Shkarkohet nga policia oficeri që mori pjesë në aksionet në Lazarat e Dukagjin

Kliko per me shume info

polici-lazaratKryeinspektori P.Elezi që mbante detyrën e përgjegjësit të grupit në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte, njësia e tij ishte ndër të parat që hyri në Lazarat gjatë aksionit antidrogë atje, është larguar nga policia.
Ai ka bërë padi në gjykatë kundër vendimit të drejtorit të përgjithshëm Artan Didi. Thuajse të njëjtin fat kanë pasur edhe kolegë të tij pasi 5 nga oficerët e reparteve special që ishin në Lazarat u transferuan nga Tirana në Shkodër, Sarandë dhe Fier ndërsa përgjegjësi i grupit është liruar nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Artan Didi.

Në këtë urdhër thuhet se ai dyshohet se është përfshirë në veprimtari të kundraligjshme por asgjë konkrete nuk është sqaruar në shkresë.

Kliko per me shume info

Pas 18 vitesh ekperience oficeri është zhveshur nga uniforma e polciit duke u hedhur në rrugë.

Ai ka qenë pjesë e shumë operacioneve të policisë, në Lazarat, Dukagjin apo operacione të arrestimit të shumë personave të kërkuar ndër vite, citon abcnews. Në mesin e këtyre operacioneve është edhe ai qe ka ndodhur në Fushe-Kuqe, sic tregojne edhe pamjet e operacionit të arrestimit të personave të kërkuar për trafik droge në një laborator lëndësh narkotike.

Pasi ka ezauruar të gjitha përpjekjet, e vetmja rrugë ligjore për të kërkuar të drejtën e tij i ka mbetur Gjykata Administrative ku ka bërë padi me të cilën kërkon kthimin në detyrë.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here