Ambasadori Lu në Shkodër, inspekton projektin për regjistrimet dixhitale në Gjykatë

Aktualitet

AMBASADORI LUAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Shkodrës.

Ambasadori Lu u takua me përfaqësues të projektit të Regjistrimeve Audio Dixhitale, për të mësuar më shumë mbi punën e tyre në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky projekt, i financuar nga USAID/Albania, po prezanton mënyra për të rritur efikasitetin dhe transparencën në sallat e gjyqeve nëpërmjet futjes së kapaciteteve për inçizime audio dixhitale për gjykatat shqiptare.

Kjo teknologji përfaqëson një ndryshim në mënyrën se si zhvillohen dhe shqyrtohen proceset, si dhe promovon më shumë profesionalizëm dhe sjellje etike në sallën e gjyqit.

ME TE LEXUARAT