Këshilli Mbikqyrës diskuton raportin vjetor të BSH-së

Aktualitet

0801-BANKA-SHQIPERISEKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë diskuton sot në mbledhjen e radhës, raportin vjetor të Bankës Qendrore për vitin 2014.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të BSH-së, Raporti i i përvitshëm i Bankës së Shqipërisë përshkruan gjendjen ekonomiko-financiare të vendit si dhe veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë gjatë një viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky raport shoqërohet me fjalën e Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore Gent Sejko, që u miratua nga Kuvendi pas rreth 6 muajsh nga shkarkimi i ish-guvernatorit Ardian Fullani, pas skandalit të vjedhjes në institucionin qendror financiar në vend. Sejko do të paraqesë opinionin mbi zhvillimet ekonomiko-monetare më të spikatura si dhe rekomandimet mbi politikat në vijim.

Raporti vjetor përmban kapituj, të cilët trajtojnë zhvillimet në ekonominë botërore dhe impaktet e saj mbi ekonominë vendase, aktivitetin ekonomik, zhvillimet monetare, mbikëqyrjen bankare, veprimtaritë e tjera të Bankës së Shqipërisë në përmbushje të rolit të saj si dhe pasqyrat financiare.

ME TE LEXUARAT