Mjekët protestë para kryeministrisë: Presione për heqjen nga puna

Kliko per me shume info

mjeketPërpara ambjenteve të kryeministrisë, kanë vijuar sërish protesta e bluzave të bardha kundër testimit.

Sipas tyre, protesta e tyre përpara ambjenteve të kryeministrisë është më shumë një mesazh per t’u tërhequr nga vendimi, pasi edhe në të gjitha rrethet dhe në QSUT, vazhdojnë protestat demokratike dhe të lira.

Kliko per me shume info

“Përgjegjshmëria është në kuotat maksimale përderisa nuk ka asnjë bazë ligjore për kryerjen e testimit. Ministria e Shëndetësisë ka për detyrë të bëjë politika , jo të thyejë ligjin. Ne kemi përfaqësinë tonë, nuk mund të provohemi në një testimi pasi ne, bluzat e bardha jemi pjesë e më e mirëprovuar çdo ditë”, u shprehën bluzat e bardha.

Ndërkaq, ata shtuan se “ është duke u thyer autonomia dhe ligji. I bëjmë thirrje qeverisë, Kryeministrit Rama, ministrit Beqaj, që të mos ushtrohet më presion mbi mjekët dhe infermierët për t’u hequr nga puna, për shkak të kundërshtimit që ata i bëjnë këtij testimi.

Gjatë fjalës së tyre, mjekët dhe infermierët e vunë theksin tek bojkotimi që do u bëhet testimit dhe marrjen fund të presionit mbi familjarët.
“Ne nuk i bëjmë bojkot punës por do t’i bëjmë bojkot testimit”, janë shprehur mjekët dhe infermierët

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here