Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Përplasje Kishë-Bashki, klerikët e Gjirokastrës: Kalçeto mbi varret e besimtarëve

kishaPunimet e kryera për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Siri Shapllo” në Gjirokastër kanë hasur në kundërshtimin e klerikëve ortodoksë, sipas të cilëve janë brenda territorit të pronave të kishës së Kryeengjëjve.

Ata pretendojnë se Bashkia Gjirokastër nuk ka marrë leje për ndërhyrjet restauruese që po kryen për krijimin e ambienteve sportive në shkollën e mesme, ndërkohë që kërkon të bllokojë edhe hyrjen e besimtarëve në këtë objekt kulti, rruga kryesore drejt të cilit kalon pikërisht përmes oborrit të shkollës së mesme “Siri Shapllo”.

Klerikët ortodoksë kanë hartuar një peticion drejtuar kryeministrit Rama dhe këshillit të Bashkisë Gjirokastër, ku kërkojnë anullimin e punimeve dhe zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi në bashkëpunim me autoritetet vendore.

Sipas tyre në sipërfaqen ku po ndërtohet kalçetoja, kanë qenë varrezat e vjetra të besimtarëve ortodoksë, ndërsa vetë shkolla sipas klerikëve është e ndërtuar në territorin e kishës.

Punimet për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Siri Shapllo” kanë nisur më shumë se prej dy muajsh.

Drejtuesit e Bashkisë Gjirokastër pohojnë se ky truall nuk i është kthyer kishës nga AKKP. Në vitin 1994 kishës së Kryeengjëjve i është njohur me vendim gjyqësor pronësia e 10.980 m 2 .

Leave A Reply

Your email address will not be published.