Vdesin 28 persona nga orteku në Afganistan

Bota

boraSi pasojë e një orteku në qytetin Pencshir në verilindje të Afganistanit humbin jetën 28 persona dhe plagosen 10 të tjerë, raporton AA.

Prefekti i qytetit Pencshir, Abdul Rahman Kabiri, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se 82 persona kanë ngelur poshtë ortekëve të rëna që nga dita e djeshme në vende të ndryshme dhe ka theksuar më tej se 28 prej tyre kanë humbur jetën, 10 janë plagosur, ndërsa për 44 të tjerë janë duke vazhduar operacionet e kërkimit. Kabiri ka theksua se për të përshpejtuar punimet e kërkim-shpëtimit ata kanë kërkuar ndihmë nga Kabuli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhjetëra persona humbin jetën si pasojë e ortekëve të ndodhura çdo vit në qendër dhe në veri të vendit. Në anën tjetër njoftohet gjithashtu se si pasojë e përmbytjeve në qytetin Lagman në lindje të Afganistanit kanë humbur jetën 8 persona, dhjetëra shtëpi janë dëmtuar dhe qindra hektarë tokë janë bërë të papërdorshme.

ME TE LEXUARAT