Rama: Ekonomisti ndërkombëtar Blejer, këshilltar i guvernatorit të BSH-së Sejkos

Aktualitet

blejerPak muaj më parë Edi Rama dështoi ta sillte si Gurvernatorin e parë të huaj në krye të Bankës së Shqipërisë, por në fund ka gjetur mekanizmin që ti japë një rol të paktën këshillues argjentinasit Mario Blejer.

Kryeministri njoftoi në rrjetet sociale emërimin e ish-Guvernatorit argjentinas dhe ish-Drejtorit të Politikave Monetare të Bankës së Anglisë si këshilltar të shefit të ri të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mario Blejer do të jetë gjithsesi i angazhuar në financat shqiptare, duke qënë se nuk gjeti terrenin e duhur fundvitin e shkuar për të marrë zyrtarisht drejtimin e BSH.

Në muajin nëntor argjentinasi u përfol si asi nën mëngë i kryeministrit Rama për të qënë pasuesi i Ardian Fullanit që u arrestua e më pas u shkarkua nga detyra e Guvernatorit të BSH.

“Mario Blejer,ekonomisti i famshem qe ka qene dhe drejtor i politikave monetare te Bankes se Anglise do jete keshilltari i Guvernatorit tone!”.

Ky ishte njoftimi në Twitter i Ramës pa komentuar më shumë rreth emrit të bankierit argjentinas që një pjesë të jetës e ka kaluar edhe në Izrael.

Ndërkohë që me afrimin e Blejer, stafi drejtues rreth Guvernatorit Bejko plotësohet pasi Këshilli Mbikqyrës një ditë më parë plotësoi departamentet duke zgjedhur drejtuesit e rinj.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Mbikëqyrës u prezantuan drejtuesit e rinj të Departamentit të Mbikëqyrjes, ai i Departamentit të Administrimit, Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Departamentit të Burimeve Njerëzore.

ME TE LEXUARAT