PD, Strazimiri: Koco Kokëdhima shkeli Kushtetutën 150 herë

Politikë

strazimirPartia Demokratike perseriti sot se deputeti Koço Kokëdhima e ka shkelur në 6 muaj plot 150 herë Kushtetutën e vendit.

Deputeti Genti Strazimiri i kërkoi kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta që të trajtojë me shpejtësi kërkesën e PD për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, pasi për opozitën Kokëdhima e ka humbur mandatin e deputetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Koço Kokëdhima, që prej ditës që është mandatuar si deputet duhej të kishte hequr dorë nga aksionet e tij në kompaninë private. Pra, Kushtetuta e detyronte të mos përfitonte më asnjë qindarkë.

Deputeti i Edi Ramës, duke injoruar në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe ligjin, ka përfituar në xhepin e tij plot 150 herë fonde publike, tha zyrtari demokrat.

Ai jo vetëm nuk hoqi dorë nga aksionet dhe nga përfitimet e të ardhurave nga buxheti i shtetit, por në nëntor të vitit 2013, pra 3 muaj pasi ishte bërë deputet, i rriti aksionet e tij në kompani, duke u bërë aksioner i vetëm me 100 për qind.

Me miqësinë që ka me Edi Ramën, ai mund të vazhdojë të jetë beu i Jugut, por deputet nuk është më. E ka humbur mandatin.

Dhe një këshillë falas: Sugjeroju “juristëve” të tu të lexojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin “Beqja”, gjithashtu mik i Ramës, shkelës vetëm në një rast i ligjit, dmth të paktën 149 herë më pak se kolegu i tij”, deklaroi Strazimiri.

ME TE LEXUARAT