Tiranë, flet 86-vjeçarja e dërguar në gjyq për vjedhje energjie

Aktualitet

hairieHatire Piciri, 86 vjeçe është një ndër 190 të akuzuarit që janë të pandehur aktualisht në Gjykatën e Tiranës për vjedhje të energjisë elektrike.

E moshuara që jeton vetëm në Tiranë dhe duket se ka probleme me kujtesën, akuzohet se në daten 30 tetor 2014 ka rilidhur energjinë elektrike, e cila i ishte ndërprerë për shkak të faturës prej 700 mijë lekë të papaguara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por Hatireja ndjehet e habitur nga kjo akuzë.Per të gjyqi eshte thjesht nje ballafaqim, prej te cilit ajo kerkon te qe dale e verteta, per te cilen ajo po proteston ne menyren e saj duke shperfillur kerkesen e Gjykates per t'u paraqitur.

Në seance ishte e pranishme vetëm mbesa e 86-vjeçares, Irena Bezhani, e cila perveçse merakoset për shëndetin e gjyshes, nuk di as si ta bindë atë se duhet të paraqitet në gjykate, citon top channel.

"Gjyshen e mbajtën në rajon dhe pas dy orësh qëndrimi aty, dëgjuam talljet e policëve dhe tani ka frikë të shkojë sërish në ambiente të tilla. Edhe sot ishte keq me gjendjen shëndetësore. Nuk di si do t'ia bëj për ta sjellë në gjykatë", thotë mbesa.

ME TE LEXUARAT