Akuzat e Doshit, Rama: Të vërtetën mund ta thotë vetëm një hetim i plotë

Kliko per me shume info

edirama-fbKryeministri Edi Rama deklaroi të martën, pas akuzave të djeshme të deputetit Tom Doshi se, të vërtetën mund ta thotë vetëm një hetim i plotë i organeve të drejtësisë.

“Mediat duan sa më shumë akuza për të jetuar. PD sa më shumë shpifje për të mbijetuar. Ndërsa njerëzit e ndershëm të këtij vendi, të mbajtur kaq vjet peng në gjithë llumin e akuzave dhe shpifjeve të kthyera rëndom në telenovela, duan vetëm të vërtetën”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.

Kliko per me shume info

Ai shpreh bindjen se, telenovela e shëmtuar që ka nisur dje, duke bërë bashkë për të sulmuar qeverinë dhe shumicën parlamentare, një tufë politikejsh e kriminelësh që duan të përfitojnë prej dritëshkurtësisë së njëri-tjetrit, do të ketë padyshim një fund të palumtur për ta.

“Le të presim me durim hetimin e plotë të akuzës bombastike, e cila është padyshim e shpifur sa s’ka, por edhe shumë e mirëseardhur! Sepse ka çelur një fazë të re të betejës për çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjetër se politikanët janë të gjithë njësoj”, shkruan Rama në “Facebook”.

Njësoj në fakt, sipas tij, janë vetëm ata që nuk dinë ku është kufiri mes politikës dhe krimit. ‪”#‎VajmedetPD‬ ku je katandisur se të tjerët aq dinë aq bëjnë! Çfarë tufe…!”, përfundon Rama

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here