Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Berisha: Këshilli i vrasjeve me porosi thërriti Kryeprokurorin duke i thënë “heto po deshe”

beriIsh-Kryeministri Sali Berisha u shfaq përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook për të komentuar zhvillimet e fundit në vend. “Keshilli i vrasjeve me porosi therret Prokurorin e Pergjithshem ne kryeministri me temen: heto po deshe!! Te dashur miq, Keshilli i vrasjeve me porosi ne krye te parlamentit dhe ekzekutivit, Meta -Rama -Tahiri – Braho, therrasin sot ne kryeministri Prokurorin e Pergjithshem me temen: Hajde dhe na heto po deshe!!!”, shkruan Berisha.

I bej thirrje Presidentit te Republikes, vijon ai, te marre çdo mase per te garantuar veprimtarine normale te Prokurorise se Pergjithshme, ne kushtet kur kupola e krimit po ben cdo gje te destabilizoje vendin. “I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem qe ne keto momente kritike per shoqerine shqiptare te hetoje dhe te ndjek penalisht te gjitha ata zyrtare te lart te implikuar ne nje projekt makaber qe do te zhyste vendin ne nje konflikt civil te papare. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin, shoqerine tone nga kreret e krimit qe drejtojne sot Parlamentin dhe qeverine e Shqiperise!! sb”, perfundon Berisha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
4 Comments
  1. demokrati says

    Ti je kryetari i keshillit te vrasjeve ne Shqiperi. Kete e dine gjithe shqiptaret.

  2. Bashkekombas says

    Sa shume i del ne krahe ketij Llalles ky a thua i dhimbset drejtesia .

  3. Jola says

    edhe ne sy te duket urrejtja dhe ligesia. te lexohet cdo gje edhe pa folur fare! felliqesire

  4. Jola says

    shqiperia dhe politika do jete kritike deri ne momentin qe ti do heshtesh dhe do qerohesh njehere e mire nga kjo bote!

Leave A Reply

Your email address will not be published.