Atak ne zemer, ndahet nga jeta kryebashkiaku i socialist

Politikë
Atak ne zemer, ndahet nga jeta kryebashkiaku i socialist

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla u nda nga jeta këtë të shtunë në Dibër teksa kishte shkuar për të parë sfidën mes Korabit dhe Egnatias.

Mësohet se Memolla ka ndjekur pjesën e parë të takimit e më pas ka dalë sëbashku me kryetarin e Dibrës, Dionis Imeraj për të konsumuar një kafe pasi nuk ndjehej mirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dyshohet se pikërisht pasi ka konsumuar kafenë, Memolla është nisur drejt mjetit të tij për tu rikthyer sërish në stadium, por ka pësuar një infarkt, duke u rrëzuar në tokë.

Edhe pse ai u transportua me urgjencë në spitalin Rajonal të Dibrës, nuk arriti të shpëtojë.

52 vjeçari Haxhi Memolla ishte kryetar i Bashkisë Rrogozhinë që nga 30 qershori i vitit të kaluar.

Me heret kete detyre e mbante, Beqir Nuredini i zgjedhur nga PDIU-ja.

ME TE LEXUARAT