Durrës, ministri Tahiri nuk pranon të komentojë akuzat e Tom Doshit

Politikë

tahiri-shbaNga Durrësi ku mori pjesë në takim që kishte në fokus policimin në komunitet, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka refuzuar sërish t’i përgjigjet interesit të gazetarëve lidhur me akuzat deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri Tahiri insistoi duke u shprehur se nuk ka koment për këtë çështje.

Ditën e djeshme Ministri tha  se do të flaës në lidhje me akuzat e Doshit në momentin e duhur.

ahiri mori pjesë në Durrës në një takim të zhvilluar me ndërmjetësimin e PAMECA-s që kishte në fokus policimin në komunitet. Tahiri pohoi se të rinjtë dhe drejtuesit e mjeteve duhet të ndërgjegjësohen për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Ai shtoi se vdekjet nga aksidentet rrugore janë ndër më të lartat në Europë.

-

ME TE LEXUARAT