Pas viktimave në Itali, Bardh Spahia: Me koronavirus tek porta, Manastirliu vazhdon aktrimin

Politikë
Pas viktimave në Itali, Bardh Spahia: Me koronavirus tek porta, Manastirliu

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, reagon pas viktimave të regjistruara në vendin fqinj nga koronavirusi, duke e konsideruar një situatë shqetësuese edhe për Shqipërinë.

Duke folur për mbledhjen e sotme të Tas Forcës, ku u fol për masat e marra për koronavirusin në Portin e Durrësit, Spahia shkruan në facebook se masat janë pothuajse inekzistente.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë:

ME KORONAVIRUS TEK PORTA, MANASTIRLIU VAZHDON AKTRIMIN.

Tashme jemi ne situaten qe koronavirusi ka prekur dhe po ben viktimat e para edhe ne Itali ( madje 5 te infektuar jane personel mjekesor) nje vend me te cilin kemi shkembime te shumta dhe levizje njerezish e mallrash. Kjo eshte nje situate tejet shqetesuese per qytetaret shqipetare dhe nje kembane alarmi per cdo profesionist te fushes por mesa duket nuk e prek aspak ministren Manasterliu. Ne mbledhjen e sotme te Task Forces ende flitet per forcime masash ne kufi per pasagjeret qe vijne nga vendet endemike, masa te cilat deri tani jane pothuaj inekzistente. Por me situaten ne shtetin fqinj koncepti i vendeve endemike bie totalisht. Nuk di cfare quan masa ne kufi ministrja por kurrsesi disa pyetje qe u behen udhetareve nga policet qe kane nje formular per ta plotesuar ne rast dyshimi, nuk jane masa. Nderkohe asnje transparence publike per mungesat thelbesore ne pajisjen e personelit shendetesor me mjete mbrojtese te posacme. Asnje fjale as per nje shqetesim madhor qe e kemi denoncuar qe ne fillim te perhapjes se koronavirus per mungesen e qendres se karantines qe mesa kuptohet nga reagimet e sotshme nuk qenka ngritur ende dhe askush nuk e di ku do ngrihet dhe a i ploteson kushtet per te qene e tille. Asnje mase informuese apo trajnim per personelin e sherbimit paresor per masat qe duhen marre dhe trajtimin e ndonje rasti te mundshem. Zonja ministre tashme rreziku i prezences se koronavirusit ne Shqiperi eshte me eminent se kurre. Nevojiten masa drastike e transparente, hiqni dore nga aktrimi. Koha e shfaqjeve ka mbaruar.

ME TE LEXUARAT