Super oferta nga Anglia, ja vendimi i Pep Guadiolës

Sport

guardiolaaaTrajneri spanjoll Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit aktual, edhe pse ka zëra që e bëjnë të kryer transferimin e tij te Manchester City.

Kontrata e trajnerit spanjoll me klubin bavarez skadon në verën e vitit 2016, por negociatat për një zgjatje të saj janë shtyrë për verën e këtij viti, duke shtuar spekulimet për një largim të tij nga Bundesliga.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, vetë Guardiola ka deklaruar se nuk ka kontaktuar me asnjë klub dhe se do të vazhdojë aventurën e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

“Nuk kam marrë oferta dhe nuk po pres oferta. Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Kam një kontratë që do e respektoj deri në fund. Në verë do të ulemi e do të diskutojmë, por unë jam i lumtur në këtë klub të mrekullueshëm“, tha Guardiola në konferencë për shtyp.

Nën drejtimin e spanjollit që nga sezoni 2013-2014, Bayern Munchen ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën e Europës dhe Botërorin e Klubeve.

ME TE LEXUARAT