Tom Doshi kërcënoi dy ministra të Ramës në selinë e PS?

Kliko per me shume info

doshiiiMediat ne Tirane raportojne sot se kohet e fundit gjate debateve dhe konflikteve ne PS, deputeti Tom Doshi ka kercenuar dy ministra te qeverise se Partise Socialiste.

Gazeta “Panorama” raporton se kupa për përjashtimin e Doshit, është mbushur pasi ai ka fyer dhe ka kërcënuar ministrat Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati.

Kliko per me shume info

Sipas kësaj gazete, Tom Doshi e ka marrë Nikollën në telefon dhe i ka kërkuar llogari për arsimin në Shkodër.

Ai ka nisur të kërcënojë dhe ofendojë ministren, e cila ka raportuar te kryeministri Edi Rama.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe me ministrin Ditmir Bushati.

Doshi i ka kërkuar një emërim në Ministrinë e Jashtme, dhe pasi kjo gjë nuk ka ndodhur, ai e ka fyer dhe kërcënuar atë.

Madje, “Panorama” shkruan se Doshi ka tentuar që ta godasë Bushatin në ambientet e selisë së PS-së

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here