“Transballkanikja”- Rama: Një rrugë model për një qytet të rëndësishëm mesdhetar dhe turistik

Kliko per me shume info

ramaKryeministri Edi Rama, ndoqi të martën nga afër punimet që po bëhen për ndërtimin e rrugës që lidh autostradën Levan-Vlorë me segmentin “Transballkanikja”.

Në një deklaratë për median ai u ndal tek investimet që do të realizohen nga Qeveria në këtë qytet, duke u fokusuar tek  “Shetitorja” përgjatë vijës bregdetare dhe rruga hyrëse, që përbëjnë edhe dy nga nga projektet më të rëndësishme, që tashmë kanë nisur.

Kliko per me shume info

“Ne do të bëjmë një rrugë model për një qytet të rëndësishëm mesdhetar dhe turistik”, theksoi Kryeministri, Edi Rama, duke ju referuar projektit të ndërtimit të rrugës hyrëse për në qytet, që lidh autostradën Levan-Vlorë me segmentin “Transballkanikja”.

Sipas tij, “bashkë me pjesën tjetër të vijës bregdetare, ose “Lungomaren” siç i thonë vlonjatët, këto do të jenë dy projekte të mëdha që do të çelin fuqishëm rrugën e rilindjes së plotë të infrastrukturës së këtij qyteti të harruar dhe të braktisur për kaq shumë vite padrejtësisht”.

“Vlora meriton më shumë dhe ne do të bëjmë për Vlorën deri në fund të këtij mandati, më shumë seç është bërë në 20 vite të marra së bashku”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Fillimi i punës për ndërtimin e kësaj rruge në lagjen “Kushtrimi”, pasoi aksionin e IKMT që përfundoi pak ditë më parë, gjatë të cilit u prishën rreth 130 banesa të ndërtuara kryesisht pas vitit 1990-të.

Aksioni u realizua në mirëkuptim me banorët e zonës që u kompensuan në përputhje me klauzolat ligjore.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here