Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Zëdhënësja e KE: Të hetohen akuzat e Doshit, parlamenti të pastrohet nga krimi

MajaKocijancicPreshevaJone-300x190Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Koçijançiç tha se sot se Brukseli pret hetimin e plotë të akuzave të bëra nga nga Deputeti Tom Doshi nga autoritetet kompetente shqiptare.

Sipas saj, Komisioni Evropian mbështet plotësisht hapat që duhet të ndërmerren për zbatimin plotë të marrëveshjes midis partive qeverisëse dhe të opozitës në Parlamentin e Shqipërisë, duke përfshirë çështjen e personave me të dhëna kriminale që mbajnë poste publike.

Koçinaçiç tha se Bashkimi Europian i jep prioritet të lartë forcimit të ligjit dhe zbatimit të plotë të shtetit ligjor, pa kompromis, duke përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilat janë prioritetet kyçe për Shqipërinë.klan

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.