Nëna e tre fëmijëve në formë super-seksi

Showbiz

elsa-patakcyElsa Pataky është e martuar me Chris Hemsworth dhe është njëkohësisht nënë e tre fëmijëve.

Këto angazhime nuk e pengojnë aktoren Elsa Pataky të ketë një fizik të mrekullueshëm. Në një set fotosh për revistën “Women’s Health”, 38-vjeçarja ka treguar linjat e saj “vrastare” teksa ka pozuar e veshur me një kostum banje ngjyrë blu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është surprizë fakti që bukuroshja bjonde pëlqen të stërvitet për të mbajtur trupin e saj në formë.

“E adhuroj fitnesin, e adhuroj sportin. I kam praktikuar që kur kam qenë 15 vjeç. Që atëherë kam punuar për trupin tim dhe gjithmonë i kam admiruar femrat me një fizik sportiv”, thotë Elsa.

Aktorja nuk fsheh edhe faktin se i pëlqejnë muskujt. “Edhe kur njerëzit thonë ‘ajo ka shumë muskuj’, mua sërish më pëlqen. Nuk do të arrij kurrë në një stad muskuloz të trupit tim, por do t’i afrohem sa të kem mundësi”, vijon Pataki.

Sa për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, aktualisht një nga aktorët më të kërkuar të Hollivudit, Elsa thotë se janë goxha konkurrues kur bëhet fjalë për të mbajtur trupin në formë.

ME TE LEXUARAT