Akuzat e Doshit, debate te “Ligjet”, PD: S’ka zhvillim normal në Kuvend

Kliko per me shume info
ligjetMbledhja e kësaj të mërkure në Komisionin parlamentar të Ligjeve ka nisur me debate të forta në lidhje me akuzat që deputeti i Përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi bëri duke thënë se Meta ka paguar për vrasjen e tij.

Sipas demokratëve Kuvendi nuk mund të vazhdojë rrjedhën normale derisa sipas tyre, Kryeparlametari Meta të përgjigjet para drejtësisë. Socialistët nga ana tjetër i kanë kujtuar opozitës 4 të vrarët gjatë protestave të 21 Janarit para kryeministrisë të udhëhequr nga Sali Berisha.

Kliko per me shume info
Spartak Braho tha se kërkesa e demokratëve për moción për shkarkimin e Metës do të trajtohet me kujdes. Deputeti i përjashtuar me vendim unanim nga grupi parlamentar i PS-së, Tom Doshi tha publikisht se kryeparlamentari Meta ka paguar një person për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, të dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

Bylykbashi: Kemi prapësinë për të vrarë dy deputetë nga kreu i Kuvendit. Kemi kërkuar mocion për shkarkim të Metës. Ky parlament s’mund t’i shmanget një përgjegjësie kaq të madhe. Faktet që po dalin tregojnë qartë se sa thellë është zhytur vendi. Parlamenti mos funksionojë derisa Meta të përgjigjet para drejtësisë.Xhafaj: Mbi ju rëndojnë 4 të vrarë

Ristani: Jemi të shokuar. Nuk mund të ketë zhvillim normal në Kuvend. Është një i akuzuar për dy vrasje që është në Kuvend. Nuk mund të vazhdohet.

Braho: Kush iu ka thënë ju që Ilir Meta do vriste dy deputetë? Ju s’keni pse jepni asnjë përgjigje.

Ristani: Kolegu ynë i Komisionit, zoti Doshi ka deklaruar.

Braho: Votëbesimi i Metës do trajtohet me kujdes

Halimi: Komisioni duhet të mbajë qëndrim. Dy deputetë të komisionit janë tentuar te vriten.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here