Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Akuzat e Doshit, ministri Tahiri ​flet për herë të parë sot në 14:00

tahiri-shbaMinistri Saimir Tahiri do të flasë për herë të parë sot në orën 14:00 lidhur me akuzat e Tom Doshit se ai ka qenë në dijeni të atentatit që do organizohej ndaj tij.

Tom Doshi e akuzoi ministrin se ka pasur dijeni për atentatin që sipas tij do kryhej me urdhër të Ilir Metës. Po sipas deklaratës së Tom Doshit, personi që ishte porositur për të kryer krimin, i ka rrëfyer në zyrë ministrit Tahiri emrin e personit që e ka paguar për vrasjen. Madje, Doshi tha se ka edhe video për të dëshmuar këtë akuze.

 

Po ashtu, sipas Doshit, edhe Didi ka qenë në dijeni të përgatitjes së këtij atentati. Në akuzat e forta për të cilat Doshi kishte deklaruar më herët se do të tronditnin themelet e mazhorancës, deputeti i kërkojë prokurorisë që të nisë hetimet.

Deputeti Tom Doshi e komentoi përjashtimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, një vendim pas të cilit fshihet kryeparlamentari Ilir Meta, të cilin e quajti gjithashtu tutor të kryeministrit Rama. Doshi tha se Meta ka paguar jo vetëm për vrasjen e tij, por edhe për eliminimin fizik të deputetit demokrat të Lezhës Mëhill Fufi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.