“Doshi”, PD braktis Ligjet: S’ka normalitet pa dorëheqjen e Metës

Kliko per me shume info
ligjetMbledhja e kësaj të mërkure në Komisionin parlamentar të Ligjeve ka nisur me debate të forta në lidhje me akuzat që deputeti i Përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi bëri duke thënë se Meta ka paguar për vrasjen e tij.

Pas ketyre debateve, deputetet e Partise Demokrate u larguan nga mbledhja e komisionit dhe diskutimi per projektligjin e hapjes se dosjeve vijoi vetem nga deputetet e mazhorances.

Sipas demokratëve Kuvendi nuk mund të vazhdojë rrjedhën normale derisa sipas tyre, Kryeparlametari Meta të përgjigjet para drejtësisë. Socialistët nga ana tjetër i kanë kujtuar opozitës 4 të vrarët gjatë protestave të 21 Janarit para kryeministrisë të udhëhequr nga Sali Berisha.

Kliko per me shume info
Spartak Braho tha se kërkesa e demokratëve për mocion për shkarkimin e Metës do të trajtohet me kujdes.

Deputeti i përjashtuar me vendim unanim nga grupi parlamentar i PS-së, Tom Doshi tha publikisht se kryeparlamentari Meta ka paguar një person për vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, të dy anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here