Aktualitet

E rrëmbeu i dashuri në Tiranë, arrestohet vajza nga Gjermania

policia-tiraneVajza nga Gjermania Katerina Erekter, e cila u rrëmbye ditën e diel te Unaza e Re në kryeqytet ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi rezulton e kërkuar nga Interpoli.

Gjermanja është shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për veprat penale të “Mashtrimit”, “Goditjes” dhe “Keqtrajtimit”, të parashikuara sipas Kodit Penal gjerman.

Sipas të dhënave të policisë, 26-vjeçarja ka hyrë në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Katerina Erekter u rrëmbye mbrëmjen e 1 marsit nga Hamdi Berisha, ish-i dashuri i saj nga Kosova.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close