Aktualitet

Gjirokastër, grabitën me armë 15 mijë euro, tre në pranga, dy në kërkim

gjirokaster-policiaPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar 3 persona të cilët akuzohen për vjedhje me armë ndersa dy te tjere jane shpallur ne kerkim.

Mësohet se janë ndaluar Arbër Petani, Geraldo Qeriza dhe Behar Islami.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim për grabitjet dhe dy persona të tjerë me inicialet A.R. dhe L.S.

Në prangat e policisë kanë rënë Arbër Petani, 23 vjeç, banues në fshatin Memaliaj të Tepelenës, Geraldo Qeriza, 28 vjeç, banues në fshatinin Veliqot të Tepelenës si dhe Behar Islami, 31 vjeç, banues në fshatin Dukaj të Tepelenës.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale A.R, 32 vjeç banues në Delvinë dhe L.S, 27 vjeç, banues në Memaliaj të Tepelenës.

Sipas policisë arrestimi dhe shpallja në kërkim e tyre u bë pasi ata në bashkëpunim me njëri –tjetrin , më 02 shkurt të këtij viti, rreth orës 24:00 në vendin e quajtur fushë Dukaj- Tepelenë, në rrugën që lidh fshatin Dukaj me Memaliajn ,kanë vjedhur me armë shtetasit , D.SH 33 vjeç, L.B, 27 vjeç A.A 38 vjeç.

Autorët u kanë u marrë personave të mësipërm një shumë të konsiderueshme monetare rreth 15.000 Euro, të cilët udhëtonin me automjetin e tyre tip “Wofswagen Passat” me drejtues L.B. Po sipas policisë, ata akuzohet se kanë vjedhur edhe vëllezërit V. XH, 26 vjeç dhe N. XH 27 vjeç të cilëve iu kanë vjedhur automjetin e tyre tip “Wofswagen Golf” që drejtohej nga shtetasi V.Xh.

Sipas uniformave blu, personat të cilët kanë rënë pre e vjedhjes po udhëtonin për në fshtrat e Tepelenës për të blerë bagëti të imta. Nga ana e saj policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një gëzhojë e kalibrit 7.62 mm me kapsollë të plasur, 5 aparate celularë, 6 karta SIM si dhe 2 automjete.

Materialet në ngarkim të autorëve i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me armë , në bashkëpunim”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close