Aktualitet

Kisha Ortodokse: Prishja e oborrit kërcënon tolerancën fetare

kishaKatedralja Ortodokse “Ngjallaja e Krishtit” në Tiranë ka reaguar në lidhje me prishjen e kangjellave të murit të tyre rrethues.

Përmes një dalje për mediat, Hirësi Nikolla Peshkop i Apolonisë, e cilësoi këtë vendim të qeverisë si të padrejtë, duke shtuar se ky është një vendim arbitrar që kërcënon të drejtat dhe bashkëjetesën fetare në vend.

Duke sqaruar situatën, Hirësi Nikolla u shpreh se kisha ka tre hyrje kryesore, dhe duke parë kushtet e rendit dhe të sigurisë kohët e fundit, sipas tij pa këtë oborr rrethues bëhet e pamundur ruajta e tyre.

Ai nënvizoi se nga ana e qeverisë u premtua një plan i ri, por edhe pas paraqitjes së tij, sërish përfaqësia e Katedrales u shpreh kundër. Megjithatë sipas Hirësi Nikollës kjo nuk u mor parasysh duke vendosur kështu ndërhyrjen në oborrin e saj në mënyrë të papritur.

“Kompleksi i kishës ka 3 hyrje në katin e nëndheshë, të qendrës kulturore, sallën e rinisë si dhe sallën e librave. Ruajtja e këtyre ambienteve bëhet e pamundur për t’i ruajtur pa këtë rrethim, veccanërisht në kushtet e sigurisë ku jemi sot. Larmërimi i parë iu bë kishës nga firma më 12 janar 2015, por qeveria premtoi për një plan të ri. Dhe plani i ri që u dërgua vetëm në fund të muajit të shkurt, ish te i njëjtë me atë të mëparshmin. Përfaqësuesi i kishës u përgjigj se nuk jemi dakord me planin. Më pas u bë shkulja e oborrit të kompleksit në mënyrë të papritur. Këto ndërhyrje arbitrare, përbëjnë kërcënim për sipërfaqen e territorit dhe të kateve të nëndheshme. Këto veprime bien në kundërshtim me ligji 1057, që garanton mbrojtjen e vendeve të shenjta. Jemi të detyruar të protestojmë për këtë vendim që kërcënon bashkëjetesën fetare.” tha në deklaratën për mediat Hirësi Nikolla nga Katedralja Ortodokse në kryeqytet.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close