Aktualitet

Korçë, nis prishja e banesave në lagjen “Gjon Buzuku”, banorët kërkojnë shpronësimin

inukFadromat e IKMT nisën sot aksionin për prishjen e objekteve në rrugën “Gjon Buzuku” te cilat preken nga projekti i Bashkisë së Korçës për zgjatimin e bulevardit “Republika”.

Por një pjesë e banorëve ankohen se nuk kanë marrë paratë e kompesimit. Sipas tyre bashkia i zvarrit ndërsa ata nuk blejnë dot shtëpi tjetër pa marrë paratë e shpronësimit.

Banor : “Nuk deshëm por kushtet e tilla i krijoi vetë Bashkia. Na kanë gënjyer. Nuk kemi marrë asnjë kompesim. Ne edhe me shtëpi të prishura nuk dalim nga këtu.S’kemi marrë asnjë lek

Banorët kërcënojnë se nuk kanë për të dalë nga banesat pa marrë paratë.

Banor : “Jemi në kundërshtim me projektin e Bashkisë. Unë e kam banesën me tapi shumë të vjetër. Të mbushet llogaria që të liroj unë banesën sepse s’kam ku të shkoj”.

I kontaktuar me telefon kreu i bashkise Sotiraq Filo shpjegoi se pjesa më e madhe e banorëve që kanë dorëzuar dokumentat janë kompesuar, ndërsa ata që nuk kanë dorëzuar dokumenta jo.

Janë rreth 30 objekte me leje që pritet të prishen nga fadromat e IKMT-së për të bërë të mundur zgjerimin dhe zgjatimin e bulevardit “Republika”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close