Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Kryeministri Rama të enjten interpelancë në Kuvend

rama-kuvendKryeministri Edi Rama është thirrur të enjten në një interpelancë në Kuvend nga deputetët e Partisë Demokratike, ku do të japë shpjegime për ‘dhunën’, sipas tyre, të ushtruar ndaj studentëve të mjekësisë, që kishin shpallur grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj tarifave të shkollimit.

Rendi i ditës i Kuvendit parashikon dhe shqyrtimin e disa pr/ligjeve si ai “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, disa ndryshime në ligjin “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese”; ratifikimi i dy marrrëveshjeve, ajo për Programin e Reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës-Faza II”, si dhe ratifikimi i marrëveshjes së grantit me BERZH për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri.

Por, krahas axhendës zyrtare seanca parlamentare pritet të përfshihet nga debatet mes palëve, pas klimës së tensionuar që ka përfshirë politikën shqiptare si pasojë e deklaratave të fundit të deputetit Tom Doshi, i përjashtuar të hënën nga radhët e grupit parlamentar socialist.

Rendi i ditës i Kuvendit

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 26.02.2015.
2. Interpelancë me Kryeministrin kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
3. Projektligji “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian’’.
4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006 “ Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrrëveshjes kuadër të financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për Programin e Reformimit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës – Faza II”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, si Administrator i fondeve grant, të siguruara nga qeveri të vendeve të ndryshme nën fondin e veçantë të aksionarëve të BERZH-IT, për planin e qëndrueshëm të transportit në Shqipëri”.
7. Projektrezolutë “Për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri”.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.