Lorik Cana rikthehet në stërvitje

Sport

cana-napoliLorik Cana është rikthyer rregullisht në stërvitjen e Lacios, pas problemit që pati javën e shkuar në muskujt e shpinës.

Në fakt, ky dëmtim vijon ta bezdisë hera-herës kapitenin e Shqipërisë, i cili dje është vënë në dispozicion të trajnerit.

Gjithsesi, ai nuk do mund të luajë nesër ndaj Napolit në Kupën e Italisë, pasi është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Milanin. Por, ai do mund të zbresë në fushë në kampionat në fundjavë ndaj Fiorentinës.

ME TE LEXUARAT