Studentët rinisin grevën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Aktualitet

studentettStudentët e transferuar në institucionet publike arsimore kanë rinisur grevën, po kësaj here në sheshin "Nënë Tereza". Më herët ata paralajmëruan se nëse nuk merrnin sot një përgjigje nga ministria e Arsimit, për uljen e tarifave të shkollimit ata do ti riktheheshin grevës.

Ata shprehen se kjo nismë e tyre nuk është e politizuar, por kauza e të rinjve lidhet me uljen e tarifave, pasi këto të fundit nuk përballohen dot nga familjet e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ditë më parë studentët u takuan me kreun e shtetit Bujar Nishani, i cili gjatë takimit për grevën e urisë apo edhe protestat e studentëve i ka quajtur një të drejtë legjitime, ndërsa u ka garantuar të rinjve mbështetje duke njoftuar organet kompetente madje edhe Prokurorinë e Përgjithshme në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë largimit të studentëve nga ambientet e grevës së urisë.

ME TE LEXUARAT