Kryeministri italian vendos lule në vendin ku u vra politikani rus

Bota

renziii-rusiKryeministri italian, Matteo Renzi ka vendosur lule te vendi ku u vra lideri opozitar, Boris Nemtsov, i cili u vra para gjashtë ditësh në Moskë.

Nemtsov u vra në një urë, pak metra larg Kremlinit. Renzi e ka vizituar vendin e vrasjes dhe aty la një buqetë me lule që ishin në ngjyrat e flamurit italian.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri italian nuk ka bërë asnjë deklaratë te ky vend. Më vonë ai u takua me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev ndërsa pritet të takohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Renzi, dje është takuar edhe me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko në Kiev. Qëllimi i kësaj vizite është që të ndihmohen përpjekjet ndërkombëtare për të stabilizuar pjesën lindore të Ukrainës dhe për të nxitur Rusinë që të bashkëpunojë në këtë drejtim.

ME TE LEXUARAT