Tom Doshi: Me të porositurin për vrasjen time më prezantoi Mark Frroku

Politikë

tom-doshi-gjykateDeputeti Tom Doshi ka treguar në Top Story historinë e akuave që ka bërë për planin e vrasjes ndaj tij.

Kam qenë në Budva me familjen time në kohën kur më ka marrë në telefon dhe më ka thënë se duhej të takoheshim për një problem urgjent.

I kam thënë a mund të presësh edhe dy ditë, kaq urgjent është?

Më tha ok, nuk ka problem flasim kur të kthehesh. Më tregoi se kishte takuar një person që i kishte pranuar para tij se Ilir Meta ka paguar shumë para për vrasjen e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Durimin e kam takuar vetëm një herë me Mark Frrokun, më pas e kam takuar vetëm”, tha Doshi.

Pasu kuptova se po më ndiqnin, një natë duke shkuar me makinë në shtëpi pashë se më ndoqi deri tek dera e shtëpisë një person me emrin Rezi.

Pas këtij momenti i kërkova Markut që ta takonim këtë person. Marku më tha se po, mund ta takojmë dhe e takova.

Më tregoi se Ilir Meta kishte hedhur para 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit ndërsa 100 mijë euro për vrasjen e Mëhill Fufit, atë e kishin ndjekur dhe e kishin parë se kthehej vetëm në shtëpi ndaj ishte më e lehtë për ta vrarë.

Edi Ramës i kam thënë më 30 gusht në Durrës. Kemi qenë në takim me deputetë e ministra, i thashë që kam një bisedë me ty. I thashë që më ka ardh informacion që Ilir Meta ka paguar lekë me më vra.

Më tha Tomë të ka rujt zoti, pasi i tregova se me kishin vendos tritol në motorr picash tek il gusto.

Kemi qenë në shtëpinë time kur Edi Rama i kërkoi Dritan Pfitit nxirre videon e Ilir Metës me bllok në dorë.

I tha bile në anglisht, që duhej ta nxirrte atë video. Dritan Prifti nuk kishte besim tek Edi Rama dhe më tha se ishte i pabesë, por unë e binda Dritanin që ta nxirrte videon. “Prej meje e nxorri videon e Ilir Metës, Dritan Prifti, dhe Ilir Meta e di mirë këtë gjë”.

: Zoti Doshi unë sapo pashë videon që ju keni regjistruar me vrasësin me pagesë të pretenduar nga ju dhe të paguar sipas vrasësit dhe sipas jush nga Ilir Meta dhe një plani vënë në ekzekutim nga një seri emrash që i përmendi edhe Ministri Saimir Tahiri gjatë konferencës për shtyp. Desha që për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, kjo është një video e regjistruar nga ju. Durim Bami a ka qenë në dijeni se biseda po regjistrohej?

Deputeti Tom Doshi: Po ka qenë.

-: A ka qoftë mundësinë më të vogël që për shkak se ai e dinte që intervista po regjistrohej, të ketë qenë në një farë presioni prej jush?

Deputeti Doshi: Jo, asnjëherë!

-: Ju me Durim Bamin i referoheni një bisede në të shkuarën që keni bërë me Kryeprokurorin Adriatik Llalla, pra intervista është bëra pas takimit me Adriatik Llallën?

Deputeti Doshi: Po.

-: Dhe është bërë para takimit të dytë tuajit dhe Durim Bamit në zyrën e Tahirit?

Deputeti Doshi: Këtë nuk mund ta përcaktoj. E kam takuar aq shumë atë Durimin këtë kohë. E kam kontaktuar përditë sepse mendoja që po e eleminojnë sepse mendoja që ata e morën vesh që ky ka bërë takim me mua dhe ishte i vetmi dëshmitar që njihte ndërmjetësin mes Ilirit dhe Durimit, që ishte Toni. Toni, Durimi dhe grupi tjetër.

-: Të qendrojmë pak tek mënyra se si ju ratë në kontakt me vrasësin e pretenduar prej jush, Durim Bamin. Pra si ndodhi, si erdhi tek ju?

Deputeti Doshi: Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ku je se dua të të takoj se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguajtur lekë për të të eliminuar ty dhe Mhill Fufin. Më erdhi shumë papritur dhe e çuditshme sepse me Ilir Metën kemi ndenjur disa herë për drekë e darka. Kemi shkuar në Dukagjin bashkë, më 30 korrik festuam edhe ditëlindjen e Taulant Ballës.

-: Do t’i rikthehemi raportit, për mua të çuditshëm që keni me Ilir Metën, në kuptimin që të paktën jeni konsideruar gjithmonë një njeri i afërt me këtë. Të qendrojmë pak tek personazhi i bisedës tuaj, Durim Bami. Thatë që ishte Mark Frroku personi që ju telefonuar dhe ju tha që e njihte Durim Bamin. Mark Frroku është deputet i Partisë Kristiandemokrate, është një ndër njerëzit tuaj më të afërt, keni bashkëpunuar ngushtë gjatë zgjedhjeve të vitit 2013 dhe prap nuk them ndonjë sekret të madh që zoti Frroku ndoshta ju detyrohet gjysmën e mandatit ju në Qarkun e Shkodrës. Zoti Frroku, jo ai personalisht ka një problem me drejtësinë, vëllai i tij, Arben Frroku që akuzohet për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj. Një nga personat i akuzuar zyrtarisht nga prokuroria si bashkëpunëtor dhe ndihmues i Arben Frrokut është një person, s’e di tamam mbiemrin, por që akuzohet se ka ndihmuar zotin Frroku duke vjedhur makinën me të cilën ai ka realizuar vrasjen e Dritan Lamaj. Sipas burimeve jozyrtare të prokurorisë, jam informuar se Durim Bami është shok me këtë person, si ndihmues i Arben Frrokut në vrasjen e Lamajt. A keni dijeni, a keni folur me Arben Frrokun që ju tha se e njihte Durim Bamin, rrethanat, kishte apo jo lidhje me këtë person të akuzuar si bashkëpunëtor, si ndihmës në vrasjen e Dritan Lamaj?

Deputeti Doshi: Nuk kam dijeni as nuk e di se kush ka qenë i ndaluar për punën e makinës.

-: Është një person që aktualisht rezulton i rrëmbyer nga policia, është rrëmbyer pak kohë më parë dhe një nga dëshmitarët kyç në proçesin ndaj Arben Frrokut.

Deputeti Doshi: Durimin e kam takuar vetëm njëherë me Markun. Më pas i kam bërë takimit gjithmonë vetëm.

-: Pra roli i Mark Frrokut në këtë histori është thjeshtë prezantimi që ai të ka bërë me Durim Bamin?

Deputeti Doshi: Vetëm kaq.

-: Pse i besoni kaq shumë versionit të Durim Bamit?

Deputeti Doshi: Për të vërtetuar këtë pasi u ktheva nga pushimet më mori Mark Frroku dhe më tha shkojmë pijmë një kafe. Ishim tek hyrja kryesore e “Sheraton”. Më thotë që po vjen një djalë me një bluzë portokalli me syze dhe ky është personi që të ndjek ty. Aty po rrija jashtë. Erdhi ky djalë me bluzë portokalli, me syze, më pa aty, u kthye dhe iku. Kur dola i thashë Markut do të ecim në këmbë. Ky djali me bluzë portokalli po priste në makinë. Vazhduam rrugën, unë hipa në makinën time dhe atë natë, nuk i rashë nga Ministria e Shëndetësisë, por i rashë nga rruga Qemal Stafa. Kur erdha te porta e shtëpisë, kur frenoi shoferi te dritat pashë këtë djalin me bluza portokalli.

-: Kush ishte ky sipas informacioneve që more më pas?

Tom Doshi: Ky është Rezi, i thonë këta. Djali i xhaxhait të Tonit dhe ky ishte personi që më ndiqte mua kudo.

-: Pra kjo është prova që ju konfirmoi se rrëfimi i Durim Bamit ishte i besueshëm.

Deputeti Doshi: S’e kisha takuar akoma Durimin. I thashë Markut ta takoj njëherë këtë person, a pranon të më takojë? Po më tha Marku. E takova një natë dhe ai rrëfeu të gjithë ngjarjen. Është një djalë, është në moshë dhe e ka emrin Toni e ka një restorant Viva. Ai më ka ardhur në emër të Ilir Metës, jo se i ka thënë që vij në emër të Ilirit, por i ka thënë që porosia është për Ilirin. I ka thënë janë 500 mijë euro për Tomën. Është edhe në video, kur i kanë thënë njëherë 200 mijë, e më pas i ka thënë që dua 500 për Tomën dhe 100 mijë për Mhill Fufin se kanë menduar që Mhilli është kollaj se ikën natën vetëm në shtëpi se e kishin marrë informacion edhe lëvizjet e Mhillit. Me thënë të drejtën, duke bërë lidhjet që edhe Mhilli meqë u vra një person që ishte me Monikën në zgjedhjet në Laç…

-: I referoheni ngjarjes së vetme të dhunshme të zgjedhjeve të 23 qershorit?

Deputeti Doshi: Këtë të gjorin, që nuk jeton më, më pati thënë edhe Iliri njëherë që e kemi pasur shumë mik. Njëherë më pat thënë që vajza ime e vogël akoma e përmend, kaq shumë e ka dashur. Unë bëra lidhjen që thashë; mirë për mua po them që s’është e vërtetë, po për Mhillin? Unë bëra lidhjet që i njëjti person ka bërë një porosi për të dy.

-: Tahiri në deklarimin e tij ju akuzon ju se keni ndryshuar në dy raste ose më shumë versionin tuaj mbi autorësinë. Në fakt edhe në bisedën e regjistruar me Durim Bamin ai referohet një tavoline miks, ku shfaqet Eugen Beci, tashmë ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe i transferuar nga Adriatik Llalla, shikohen në atë video gjithashtu edhe Ylli, pra pronari i lokalit Viva, së bashku me Fatjon Skënderin, baxhanakun e tij, pra së bashku me Eugen Becin në të njëjtën tavolinë. Por Durim Bami në dëshminë që ju ka dhënë ju flet edhe për ju flet edhe për ish-nëndrejtorin e policisë, Agron Kuliçaj, flet gjithashtu për kunatin e Berishës dhe zoti Tahiri në dëshminë e tij publike thotë se ju fillimisht keni akuzuar ish-kryeministrin Berisha për këtë ngjarje dhe më pas keni ndryshuar versionin tuaj dhe në takimin e fundit në zyrën e tij keni përmendur ju më shumë se sa Durim Bami emrin e Ilir Metës.

Deputeti Doshi: Kjo s’është e vërtetë! Të parin njeri që i kam thënë përveç gruas time, sepse dihet që këto gjëra edhe ndodhin se janë vrarë edhe të tjerë, deputetë. Të parit njeri i kam thënë gruas që po më ndodhi gjë e kemi prej Ilir Metës. Ja kam thënë edhe Ilirit këtë. E di edhe ai vetë kur e kam takuar. Të parit njeri i thashë Edi Ramës më 30 gusht në Durrës, kemi bërë atë analizën, në pushim të drekës Rama po pinte një cigare në ballkon dhe i thashë që kam një bisedë me ty. I thashë më ka ardhur informacion që Ilir Meta ka paguajtur lekë për të më vrarë dhe më kanë vendosur eksploziv te makina me një motor picash. Shprehimisht ka qenë fjala e Edi Ramës: Tomë të ka ruajtur Zoti! Ndër të tjera, se dua të sqaroj edhe publikun, më tha atë ditë që ne pesë deputetë po festonim ditëlindjen e Markut dhe nuk shkuam në votim, Ilir Meta dërgoi Nasip Naçon dhe si përfundim unë thashë që nuk votoj sot. Pas Nasipit erdhi vetë Iliri. Rama më tha: Ou më bëri përshtypje, si mua edhe Gramozit, si e la parlamentin ky edhe erdhi tek ti?! Për këtë punë e paska bërë, për të mbuluar gjurmë?! Pra ishte që unë lë parlamentin, kaq mik të kam.

-: Ju s’mund ta mohoni që keni patur një miqësi të ngushtë me zotin Meta, që daton që herën e parë që ai ka qenë Kryeministër, në vitet 1999-2001.

Deputeti Doshi: Për në atë kohë është e vërtetë, por…

-: Edhe në këtë kohë zoti Doshi. Unë kujtoj fundin e vitit 2013 kur PS…ju kishit filluar fërkimet e para, që me sa kujtoj unë kanë qenë me 2-3 ministra të kësaj qeverie dhe mbaj mend që personi që ka ndihmuar në pajtimin mes jush dhe Kryeministrit Rama ka qenë Ilir Meta.

Deputeti Doshi: Po është e vërtetë.

-: Atëherë si shpjegohet që ju ngrini gishtin e akuzës, përtej dëshmisë së Durim Bamit dhe çdo lloj fakti tjetër?

Deputeti Doshi: Në botën e tij ai ka luajtur një rol si aktor shumë i aftë, por nuk ia doli. Bindi opinionin që ne jemi shumë miq, kurse në krahun tjetër po përgatitej të më eleminonte fizikisht.

-: Në videon e Durim Bamit që unë pashë, aty përmendet fakti që ju keni qenë ‘sponsor’, ose negociator mes Dritan Priftit dhe Edi Ramës për publikimin e videos, pra videos së famshme që u provua më pas si e pavërtetë dhe e pavlefshme nga gjykata dhe Meta u shpall i pafajshëm. Me thënë të drejtën, lista e atyre që zoti Meta duhet të ekzekutonte sipas këtij versioni është shumë e gjatë, sepse do të përfshihej Dritan Prifti, por edhe njerëz e gazetarë që publikuan këtë çështje, përfshirë edhe mua që e kam publikuar i pari të plotë këtë video pas transmetimit nga Fiks Fare. Pse duhet të ishit ju nga gjithë ky grup personash të përfshirë në këtë ngjarje.

Deputeti Doshi: Tani, shkaktari i nxjerrjes së videos është Edi Rama, pas Dritan Priftit. Edi Rama, ishim një natë te shtëpia ime. I tha Tanit (Dritan Priftit), nxirre videon, biles i tha anglisht: Please just do it! I tha Tomën e kam vëlla, ti do të jesh deputet i PS sepse po doli ajo video bie qeveria, qëllimi ishte me djeg Metën. Faktikisht Tani (Dritan Prifti) nuk i besonte Ramës, thoshte është i pabesë, s’mban fjalën. Unë e binda Tanin që të nxjerrë videon dhe Iliri për këtë është në dijeni shumë mirë. Jo se kisha unë ndonjë gjë me Ilirin.

-: Përkundrazi ju keni pasur një bashkëpunim të mirë me Metën.

Deputeti Doshi: Këmbëngulja ishte e Edit (Edi Ramës), por e quaja atë kohë se kam dëgjuar disa deptuetë që thonë sot që e kam pas thjesht bashkëpunëtor, por e vërteta është që kemi qenë më shumë se sa deputetë e kryetarë, unë e kam respektuar dhe kam bërë shumë për të. Për 8 vjet kam shkatërruar ekonominë për të në të gjitha zgjedhjet.

-: Çfarë do të thotë kjo, ke shkatërruar ekonominë tënde personale?

Deputeti Doshi: Kjo do të thotë që të jesh në opozitë dhe dihet që zgjedhjet kanë kosto, kam përballuar 3 palë zgjedhje duke qenë kryetar partie Edi Rama, çdo protestë. Thonin që Tom Doshi ka blerë njerëzit për të ardhur në Tiranë, faktikisht…

-: I referoheni 21 Janarit?

Deputeti Doshi: Jo s’po them vetëm për 21 Janarin se ne kemi bërë protesta çdo dy ditë, por të sjellësh 2500 vetë prej Shkodrës, vetëm transporti shkonte 25 milion në ditë. Pra nuk e di se si mund ta quash se 25 milion nuk janë pak.

   

-: Është e vërtetë që ju i keni kërkuar që të qendrojë në krye të partisë pas humbjes së 2009 duke i thënë që keni shpenzuar 500 mijë euro për të?

Deputeti Doshi: Jo.

-: Kur Partia Socialiste fitoi zgjedhjet edhe në Shkodër me kontributin tuaj, a prisnit që këto para t’ju ktheheshin mbrapsht?

Deputeti Doshi: Jo. Unë nuk jam natyrë që e kam lënë fatin tim, as tek tenderat, as tek punët e tjera që bëhen publike. Kam një ndërmarrje që e sheh vetë. E kam riblerë prej gjermanëve.

-: Në kohën e Ilir Metës…

Deputeti Doshi: Jo po flasim për vitin e kaluar. U detyrova të shes prej sulmeve politike që kisha prej Berishës. Në 2011 më kanë vënë një gjobë prej 2 miliard e 550 milion lekë të vjetra. Më është dashur të marr 1 milion euro kredi për të paguajtur 50 përqindëshin e gjobës dhe më pas kam hyrë nëpër gjyqe.

-: Përfliteni edhe mes ministrave që jeni një nga personat që në emër të kontributit që keni dhënë kërkoni lehtësira. Është përmendur që keni kërkuar të keni pjesë tek Albpetroli, keni kërkuar pjesë të majme sa i përket industrisë së barnave, ku keni edhe një investim shumëvjeçar, është folur se keni kërkuar jo rrallë edhe me arrogancë që të keni emërime në dogana, tatime dhe polici dhe në fakt ju e dini që qoftë Tahiri, qoftë drejtorja e Doganës dhe e Tatimeve kanë qenë objekt sulmesh të ashpra nga ana juaj.

Deputeti Doshi: Në Policinë e Shtetit kam futur nja 3 policë pas një viti e gjysmë.

-: Këtë sepse nuk ua ka lejuar Ministri i Brendshëm apo sepse kaq keni kërkuar ju.

Deputeti Doshi: Unë u kam thënë që nuk dua të përzihem, por të jenë korrekt me ata njerëz që do të vijnë atje, me njerëzit që na kanë votuar. Kaq! Mos të marrin njerëz nëpërkëmbë sepse ka njerëz që nuk kanë patur mundësi të paguajnë një siguracion, mos ia blloko makinën. Pra ka mundësi që atë shtresën e varfër mos t’ja marrim edhe kafshatën e fundit. Për në dogana prap unë s’kam futur asnjë njeri, në tatime po ashtu dhe nuk e di se si thonë që unë kam përfituar apo kam ngulur këmbë. Qëllimi im ka qenë që të punësoj njerëzit që kanë punuar për fushatën.

-: Nga viti, 2009 ka pasur herë pas herë qendrime të ashpra të Ambasadës Amerikane ndaj jush, përfshirë një incident me një nga gazetarët e rrjetin BIRN, më pas edhe reagime të tjera për të arritur tek deklarata e ditës së hënë, kur u përjashtuar nga grupi i PS, ku u tregua shumë e ashpër duke thënë ndaj jush si person i dyshuar për veprimtari kriminale dhe pyetja ime është nëse autoritetet i rikthehen figurës së Tom Doshit, a ka gjasa që të zbulojnë hije që shkojnë në shkelje të ligjit?

Deputeti Doshi: Asnjëherë! Unë kam 10 vjet në parlament, 8 vjet ti e di se Sali Berisha kundërshtarin më të madh në parlament më ka pasur mua, ka çuar në Australi edhe drejtorin e pastrimit të parave dhe nuk ka arritur të zbulojë gjënë më të vogël që unë kam pasur, ndonjë shkelje me ligjin. Edhe në Shqipëri po ashtu. Nuk më është hapur ndonjëherë ndonjë çështje penalë për 25 vjet. Të gjitha këto, edhe ambasadat i kanë prej xhelozisë. Një pjesë i ka çuar Berisha, një pjesë Blushi, një pjesë vetë Rama në 2004-2005 kur kam kandiduar. Vazhdojnë këta ministrat, Bushati. Para se të plasë kjo kam informacion që i ka çuar edhe Meta për t’i paraprirë duke më akuzuar mua se po i bëj presion qeverisë.

-: Në fakt Berisha, ose më saktë gazeta e tij, vetëm pak kohë më parë, në kohën e aksionit të policisë në Dukagjin, la të kuptohej se ju kishit fshehur në makinën tuaj trafikantë duke sabotuar operacionin.

Deputeti Doshi: S’është e vërtetë! S’ka qenë makina ime.

-: Makina e dikujt tjetër?

Deputeti Doshi: Atë ta gjejë policia, unë nuk e di.

-: T’i rikthehemi pak dëshmisë publike që bëri Ministri i Brendshëm lidhur me ngjarjen e fundit. Ministri nuk mohoi që ju keni shkuar dhe keni kërkuar që ta takoni dhe më pas edhe me personin e përmendur, Durim Bamin si vrasës i penduar i kësaj ngjarjeje. Megjithatë Ministri thotë se ka të faktuara hetimet që policia ka bërë lidhur me këto akuza, pavarësisht se as ju dhe as zoti Bami nuk keni pranuar që të bëni një denoncim në polici, prokurori, as atë të dëshmitarit të mbrojtur të zotit Bami. Cila është e vërteta sipas jush? Ju kujtoj diçka zoti Doshi, nga dëshmia e Ministrit të Brendshëm, nga fakti që ai kundërshton 100 përqind ato që ju keni dëshmuar në Facebook, me gazetarët apo edhe këtë mbrëmje, ju nesër rrezikoni të hetoni për dëshmi të rreme, pengim të drejtësisë dhe mund të rrezikoni edhe burgun.

Deputeti Doshi: Unë kam penguar drejtësinë për të hetuar?!

-: Atëherë pse nuk bëtë denoncimin në policia apo në prokurori, pse sipas Ministrit të Brendshëm ju nuk pranuat që zoti Bami të merrte statusin e dëshmitarit të mbrojtur?

Deputeti Doshi: Unë nuk bëra dëshmi sepse fillimisht duhet të hapte çështjen penale policia. Në një artikull në gazete nisin hetimet, edhe këtu. Unë i kam dhënë informacion të plotë edhe Prokurorit të Përgjithshëm,  edhe Ministrit të Brendshëm, edhe kryeprokurorit të Krimeve të Rënda. Pra duke patur personin përballë që ua shpjegon komplet ngjarjen, nuk e di se çfarë dëshironin më tepër?!

-: Ta dorëzonit si padi në policia apo në Prokurori.

Deputeti Doshi: Por asnjëri nuk tha hajde nesër bëj kallëzim.

-: Ministri i Brendshëm pretendon të kundërtën…

Deputeti Doshi: Jo, mua jo! Për Durimin i ka thënë hajde bashkëpuno. Por mua nuk më ka thënë ndonjëherë hajde bëj kallëzim.

-: Në rrëfimin e tij përballë jush, Durim Bami, kur ju i thoni që ai duhet të marrë mbrojtje, duket që ai nuk e kundërshton. Atëherë pse kjo nuk ndodhi, sepse sipas Ministrit të Brendshëm, zoti Bami ka refuzuar?

Deputeti Doshi: Bami kishte dhënë shpjegime që i kam blerë edhe makinë, po është e vërtetë i kam blerë një makinë të blinduar. Kam qenë i shqetësuar shumë për jetën e tij, edhe sot që është në duart ë policisë.

-: Unë kam informacione jozyrtare nga prokuroria e rrethit se Durim Bami, personi që duhet t’ju kishte ekzekutuar ju ka punuar pranë jush dhe zotit Frroku si shofer, është e vërtetë?

Deputeti Tom Doshi: Unë thashë që e kam njohur në fund të gushtit. S’ka lidhje me mua, ta mbaj shofer.

-: Zoti Frroku?

Deputeti Doshi: Jo s’e kam parë asnjëherë. Hera e parë që e kam parë ka qenë kur kam kërkuar ta takoj.

ME TE LEXUARAT