Europiani i peshëngritjes, pranohen dy sportistë nga Shqipëria

Kliko per me shume info

europiani-peshengritjeFederata Europiane e peshengritjes ka pranuar që Shqipëria të ketë përfaqësuesit e saj në Tbilis.

Në faqen zyrtare të kësaj Federate, vërehet se Shqiponja Brahja në 48 kg dhe Erkand Qerimaj në 77 kg do të jenë dy peshëngritësit e vetëm shqiptarë që do të kemi në Europianin e prillit që do të organizohet në Gjeorgji.

Kliko per me shume info

Pak ditë më parë, mediat publikuan një mail të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Europiane, Hasan Akush, ku thuhej se ne rrezikonim pjesëmarrjen pasi Federata Shqiptare ishte kujtuar shumë vonë për të regjistruar sportistët në Europian.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here